Ronaldo: Lutemi për Eriksen, bota e futbollit është bërë bashkë

Bota e futbollit ka nisur të solidarizohet me Christian Eriksenin, i cili pësoi sulm kardiak gjatë ndeshjes ndërmjet Danimarkës me Finlandën, e vlefshme për Euro 2020.

Cristiano Ronaldo ishte njëri prej atyre që po lutet për futbollistin danez, i cili kolapsoi në tokë, ndërsa më pas iu nënshtrua një tretmani dhe ndërkohë loja u shty.

“Mendimet dhe lutjet tona janë për Christian Eriksenin dhe familjen e tij. Bota e futbollit është bërë bashkë duke shpresuar për lajme të mira. Unë shpresoj që të shoh sa më shpejt në fushë, Chris. Qëndro i fortë”, ka shkruar ylli portugez në rrjetet sociale.

Në bazë të informatave të fundit nga UEFA dhe nga Federata Daneze e Futbollit, gjendja shëndetësore e Eriksenit është stabile.

Artikulli paraprakSkenë e tmerrshme, Eriksen bie pa ndjenja, ndërpritet ndeshja Danimarkë-Finlandë
Artikulli tjetërBerisha kujton 22 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë