Football Leaks zbulon të tjera detaje. Pasi bënë publike të dhëna në lidhje me transferimin e Paul Pogba në radhët e Manchester United, ku menaxheri i tij Mino Raiola kishte përfituar 42 milionë euro, të tjera detaje zbulohen në lidhje me shumat që janë paguar për transferimin e tyre, por edhe për pagat që ata përfitojnë. Libri i shkruajtur nga ana e dy gazetarëve gjermanë në bashkpëpunim me Football Leaks, i quajtur ndyrshe “The Dirty Business of Football” që në shqip përkthehet “Biznesi i pisët i futbollit”, bëri që FIFA t’i kërkonte shpjegime Djajve të Kuq në lidhje me shumën e paguar për mesfushorin francez.
Të gjithë jemi kuriozë të dimë se sa përfitojnë futbollistët më në zë dhe është Football Leaks, ai që zbulon çdo dilemë. Emri i parë padyshim që është ai i Cristiano Ronaldo dhe milionat që vërshojnë në drejtim të portugezit janë të mëdha. 1.1 milonë euro për gjysëm dite pune. Këto para janë përfituar në vitin 2013, nga një kompani telefonike, e cila ka shfrytëzuar si imazhin e sulmuesit të Real Madrid. Katër herë fituesit të “Topit të Artë” iu desh vetëm një set fotografik, disa autografe, në total katër orë e gjysëm punë. Libri gjithashtu ilustron dhe pasurinë e Ronaldos të shpërndarë nëpër vënde të ndryshme si Hong Kong, Zvicër apo Panama, që kontrollojnë në mënyrë ligjore financat e tij.
Kur uellsaiani Gareth Bale u transferua në vitin 2013 tek Los Blancos klubi spanjoll në konferëncë për shtyp deklaroi se për sulmuesin janë paguar 91.5 milionë euro, por në bazë të dokumentave të siguruara, në libër shkruhet se për Bale janë paguar 101 milionë euro. E gjitha kjo supozohet të jetë bërë për të mos ulur vlerat e CR7-ës, i cili u transferua në Madrid për shumën e 95 milionë eurove. Detaje dhe të dhëna që janë mbajtur të fshehta nga ana e drejtuesve të ndryshëm klubesh, janë të shkruara në brendësi të këtij libri dhe FIFA me shumë mundësi do të trokasë në dyert e këtyre skuadrave, të cilët kanë mbajtur të fshehtë këto të dhëna.