Ronaldo refuzon Perezin

E gjithë bota e futbollit do të shohë të dielën ndeshjen e kthimit të finales së Copa Libertadores që do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu” mes River Plate dhe Boca Juniors.
Dhe plani i presidentit të Real Madrid Florentino Perez ishte të bashkonte Cristiano Ronaldo-n dhe Lionel Messi-n në tribunën presidenciale, si shenjë falënderimi për atë që i kanë dhënë futbollit në vitet e fundit.
Por plani i Perez nuk ka funksionuar, pasi Ronaldo ka refuzuar ftesën.
Gazeta spanjolle AS thotë se nga burime të sigurta ka marrë vesh se Ronaldo nuk do të jetë i pranishëm.
Mendohet se është akoma shumë herët për një rikthim në “Bernabeu”. Ai u largua nga kampionët e Europës gjatë verës së kaluar dhe Juventus pagoi 117 mln euro për të.
Por edhe marrëdhënia jo e mirë mes tij dhe Perez thuhet të ketë ndikuar në refuzimin e lojtarit. Edhe prania e Messi-t nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.

445897 TS 05 12 18 6937935268

Artikulli paraprakStudentët, Rama nuk do të mund ta ndalë dot këtë zemërim të shpërthejë
Artikulli tjetërStudentët paralajmërojnë protestë më të madhe të enjten