Ronaldo: Unë e Messi jemi të kërcënuar nga Mo Salah

Cristiano Ronaldo beson se Mo Salah mund të jetë një kandidat për fitimin e “Topit të Artë”, një trofe për të cilin ylli portugez dhe Lionel Messi kanë dominuar për më shumë se një dekadë. Kaka në vitin 2007 ishte i fundit kur dikush tjetër fitoi çmimin, por Ronaldo pranoi se Salah me 44 golat e shënuar këtë sezon me Liverpool e evidenton atë si një kërcënim të madh.
“Mo Salah ka qenë një prej zbulimeve të këtij viti. Shumë njerëz flasin për betejën Cristiano Ronaldo-Messi por ka edhe futbollistë të tjerë që kanë shanset për të hyrë në garën për “Topin e Artë”. Egjiptiani është njëri prej tyre. Shpresoj që dëmtimi i tij në finalen e Kiev të mos e mbajë jashtë Botërorit”, deklaroi 33-vjeçari.

Vidal: “S’kam frikë nga Messi, do ta mposht sërish!
Në një intervistë për kanalin brazilian në Youtube, ‘Pilhado’, Arturo Vidal ndër të tjera ka folur për dëshirën e tij që një ditë të luajë për skuadrën e Flamengos, për shkak të tifozëve që ka. Gjithsesi, pjesa më e madhe e intervistës dhe deklaratës së kilenit është fokusuar te ylli i Argjentinës dhe Barcelonës, Messi dhe dy finalet e fituara kundër bardhekaltërve në Kupën e Amerikës 2015 dhe 2016.
“Nuk kam frikë nga Messi, por duhet të pyesni atë nëse ishte i trembur. Kam fituar të gjitha finalet në të cilat jemi përballur dhe nëse do të ndeshemi sërish, do të fitoj unë. Ishtë një kënaqësi, gëzim i madh të fitonim Kupën e Amerikës. Për kilenët nuk është e lehtë të arrish në finale dhe ta fitosh atë. Për më tepër kundër Argjentinës, por arritëm të fitonim dy kupa”, deklaroi Vidal.

Artikulli paraprakPolicia procedon 25 të rinj të opozitës pse protestuan kundër Xhafajt tek zyra e Ramës
Artikulli tjetërTaksë në Rrugën e Kombit? Alibeaj: Nëse vendoset tarifa e reduktuar, Rama do të largohet!