Ronaldo zbulon objektivin kryesor te Juventus…

Cristiano Ronaldo ka zbarkuar prej pak kohësh në planetin Juventus dhe duket se është ambientuar shumë mirë. Prania e tij ka tërhequr te Serie A vëmendjen e të gjithë botës, por portugezi duket se i ka idetë e qarta për sa i përket fushës së lojës.
“Dua të fitojë Champions League me Juventus. Do të përqendrohemi te ky objektiv, por pa e pasur fiksim. Hap pas hapi do të përpiqemi të fitojmë dhe më pas do të shohin se deri ku do të shkojmë këtë vit. Nëse nuk e fitojmë sivjet, do ta fitojmë vitin tjetër ose atë tjetrin…,” – tha portugezi.
“Objektivi themelor i klubit është të fitojë kampionatin, Kupën e Italisë dhe natyrisht të bëjë sa më mirë në Champions League”, shtoi portugezi, pesë herë fitues i “Topit të Artë”.
Më pas, “CR7” tregon edhe ëndrrën që ka në sirtar, lidhet me Cristiano jr. aktualisht vetëm 7 vjeç: “Eshtë shumë kompetitiv, si ishte unë në moshën e tij. Nuk i pëlqen të humbasë. Do të bëhet si unë, jam i sigurt 100%”.

Strakosha studion gjuajtjet e Ronaldos
“Ishte 14 tetori i 2017 kur luhej Juventus –Lazio. Në fund vendasit fitojnë një penallti, e cila ekzekutohet nga Paulo Dybala, por pritet nga Thomas Strakosha. Këtu lindi historia e Strakoshës”, shkruan “Corriere dello sport” që i dedikon një artikull portierit shqiptar të Lazio në prag të sfidës ndaj Juventus.
“Tani ai kthehet në Torino duke ëndërruar për një tjetër mrekulli, i vetëdijshëm se Juventusi ka Ronaldon këtë sezon”-shkruan gazeta italiane, duke vijuar: “Ai ishte ende një djalë 22-vjeçar, që donte të bënte diçka duke pritur penalltin e parë si futbollist profesionist. Ai u hodh në të djathtën e tij, bllokoi gjuajtjen e Dybala, që në rast se shkonte në rrjetë ndryshonte rezultatin. Ai e priti në fund, zgjodhi këndin e djahtë, shpëtoi Lazion, ndryshoi historinë”-shkruan “Corriero dello sport” për Strakoshën.
Tashmë pas gati një viti, Strakosha po përgatitet për një tjetër sfidë ndaj Juventus sërish në Torino. “Sot, Strakosha, përgatitet për një tjetër Juventus-Lazio, duke studiuar Ronaldon. Numrat e CR7 shkojnë përtej shkencës, goditjet e tij janë si raketa. Në vitin 2014 ai goditi me 132 km/h. Ai gjithashtu e di se kush është Ronaldo dhe se çfarë është i aftë të bëj. Pas mungesës së golit në Verona, të shtunën ai do të kërkojë golin e parë në Torino. Ndërkohë Strakosha po studion në Formello (qendra stërvitore e Lazio) duke marrë detyrat e shtëpisë për t`u përgatitur sa më shumë të jetë e mundur”-shkruan gazeta italiane.

Artikulli paraprakKemi hyrë në epokën e obezitetit, por si ndodhi?
Artikulli tjetërDalin dokumentat, qindra miliona lekë tendera për të dënuarin me 21 vite burg në Itali për drogë