Ronaldos nuk i ulet dënimi

Cristiano Ronaldo humbet përfundimisht 4 javët e para të La Ligas. Gjykata Sportive në Spanjë hodhi poshtë kërkesën e Realit të Madridit për uljen e dënimit të yllit portugez, duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Disiplinës që e dënoi Ronaldon me 5 ndeshje skualifikim. CR7-ta u ndëshkua me karton të kuq në duelin e parë të Superkupës së Spanjës mes Los Blancos dhe Barcelonës, portugezi nuk e priti aspak mirë vendimin e gjyqtarit Bengoextea, duke e shtyrë këtë të fundit, pasi i nxorri kartonin e dytë të verdhë për simulim. Për këtë gjest Cristiano u dënua me 5 ndeshje skualifikim, por në shtëpinë e Realit prisnin shumë që Gjykata Sportive të merrte parasysh kërkesën e klubit merengues dhe tia ulte dënimin yllit portugez.
Megjithatë gjithçka është lënë në fuqi edhe nga ky komision juridik dhe Ronaldo, pasi humbi sfidën e kthimit ndaj Barcelonës në Superkupën e Spanjës dhe ndeshjen e parë në kampionat ndaj Deportivo La Corunas do të mungojë edhe 3 ndeshjet e rradhës që do të ketë Reali në La Liga, respektivisht ndaj Valencias, Levantes e Real Sociedadit. 4-herë fituesi i Topit të Artë nuk e priti aspak mirë vendimin e Gjykatës Sportive në Spanjë, pasi në profilin e tij në Instagram, postoi një foto të tijën me një koment vërtet domethënës. “Një vendim i pakuptueshëm, por padrejtësitë kurrë nuk do të më shkatërrojnë dhe si gjithmonë unë do të kthehem më i fortë, shkruan Cristiano në Instagram, duke shprehur të gjithë mllefin e tij për një skualifikim që sipas 32-vjeçarit është i padrejtë.

Artikulli paraprakMilani rikthehet fuqishëm në Serinë A
Artikulli tjetërBenevento, një hap larg Memushaj