Rooney, drejt kthimit në shtëpi

Wayne Rooney pranë rikthimit në shtëpi. Pas 13 sezonesh tek Manchester United, sulmuesi i “Djajve  të Kuq” është pranë rikthimit në bazë, tek Everton, skuadër në të cilën hodhi hapat e tij të parë si futbolist profesionist, në vitin e largët 1996. Tashmë dukej se çdo gjë është drejt fundit, Rooney me shumë mundësi do t’i japë lamtumirën “Old Trafold”, për t’u rikthyer që të luaj aty nga e nisi. Duket se mes Everton dhe Man.United është gjetur akordi, me vetë sulmuesit që e pëlqen idenë e transferimit.
Rooney do të luaj sërish në fushat ku ai ëndërronte që një ditë të bëhej një emër i rëndësishëm i botës së futbollit, objektiv të cilin ai e arriti. Me fanellën e United, ka arritur të fitojë çdo trofe të mundshëm, duke regjistruar dhe një sërë rekordesh personale. 4 Kupa Lige, 5 tituj kampion në Premier League, 6 Community Shield, 1 Kupë Anglie dhe 1 Champions League. Gjithçka e fituar. Një tjetër sukes i sulmuesit janë dhe golat që ai ka shënuar me “Djajtë e Kuq” 253 në total dhe Kombëtaren Angleze 53 rrjeta. Everton shumë shpejt do të mirëpresë një ish, për t’u bërë sërish pjesë e familjes.

Artikulli paraprakSeria A vuan në shekullin e ri
Artikulli tjetërGiroud, besnik ndaj Arsenalit