Rooney: Ronaldo nuk do ta ketë të lehtë si në Spanjë dhe Itali

Të gjithë po presin me padurim te Manchester United debutimin e dytë të Cristiano Ronaldo-s me fanellën e Djajve të Kuq.

Portugezi pritet të jetë në fushë kundër Newcastle këtë të shtunë. Dhe nëse pjesa më e madhe e tifozëve do të bëjë gjithçka është e mundur për ta parë, ka nga ata si Wayne Rooney, legjendë e United, që nuk do ta shikojë ndeshjen.

Siç ka bërë të ditur Daily Express, trajneri aktual i Derby County ka thënë:

“Të gjithë e dinë sa e dua Manchester United dhe sa e ndjek akoma, por nuk do ta shikoj debutimin e Cristiano Ronaldos të shtunën. Kam një ditë të lirë dhe dy fëmijët e mi kanë ndeshjet e tyre. Kështu që besoj se do të jem shoferi i tyre dhe do të shkoj të shikoj ndeshjet e tyre”.

“Mendoj se kthimi i Cristianos është një gjë pozitive. Është akoma mes më të mirëve edhe se nuk do ta ketë të lehtë si në Spanjë dhe Itali. Por e përsëris, është akoma mes më të mirëve në botë”, tha Rooney.

Exit mobile version