“Rosaku i shëmtuar” që është bërë “mjellmë”

Esultanza dopo il gol di COUTINHO (Inter) goal celebration.Milano 19/11/2011 Stadio "Giuseppe Meazza".Serie A 2011/2012.Football Calcio Inter Vs Cagliari.Foto Insidefoto Alessandro Sabattini.

Inter-Barcelona është një ndeshje e veçantë sidomos për Philippe Coutinho-n. Braziliani ishte thuajse fëmijë kur zbarkoi në planetin Inter dhe dukej aq i dobët dhe i brishtë, saqë dukej e pamundur të përballonte futbollin italian. Një futbollist i ndrojtur, i cili rrallë e ngrinte kokën për të parë të tjerët në sy, një lloj mbrojtjeje nga e cila u lirua që në driblimin e parë në stërvitje, ku tregoi çfarë talenti kishte. Mjaftonte ta shihje me topin në këmbë, për të kuptuar që ishte një talent i pastër, me të ardhme të sigurt.
Interi pagoi 3.5 milionë euro për ta marrë nga Vasco dhe ishte një biznes i mrekullueshëm. Dyshimi i vetëm ishte sa kohë do i duhej brazilianit për ta kthyer të ardhmen në të tashme. Ishte vera e vitit 2010 dhe Interi sapo kishte fituar gjithçka, nga Italia deri në Champions League.
Benitez kishte marrë drejtimin Mourinho ishte larguar si triumfues, gjithçka riniste nga e para dhe ishte një sezon shumë i vështirë për të gjithë, imagjinoni për një 18-vjeçar brazilian i cili përpara kishte një si Sneijder, lojtar simbol i Interit të Tripletës.
Aventura zikaltër e Coutinho-s ishte ndoshta më e vështirë sesa parashikohej: debutim zyrtar në fund të gushtit, në finalen e Superkupës europiane humbur ndaj Atletico Madrid. Humbja e parë për një Inter që kishte vite nuk ishte mësuar me humbje.

SHPËRTHIMI
Për Coutinho-n pasuan dëmtime të vogla dhe lënie jashtë për zgjedhje teknike. Pak minuta dhe goli i parë erdhi në fund të kampionatit, më 8 maj ndaj Fiorentinës. Gjithsesi, vogëlushi nga Brazili tregoi se kishte cilësi, shpërthime dhe gjenialitet në pasim, por nuk kishte vazhdimësi, edhe për faktin se luante shumë pak. Sezonin pasues zgjati gjysmë sezoni: në janar 2012 Interi e dërgoi në Barcelonë, por në huazim tek Espanyol.
Kthim në shtëpi në fund të sezonit, por Interi nuk besonte më dhe e shiti te Liverpool-i, për 10 milionë euro dhe miliarda pengje. Nuk e pritën, nuk duruan, edhe pse e dinin që Coutinho do të bëhej i madh.
Në Angli Cou u bë fenomen, mahniti Premier Ligën dhe Barcelonën, që pagoi 160 milionë euro për ta bërë pasuesin e Neymar-it.

435102 TS 06 11 18 7745527194

Exit mobile version