Odise Roshi firmosi të premten një kontratë 3-vjeçare me klubin e Premier League të Rusisë, Terek Grozny ndërsa këtë të shtunë zhvilloi dhe seancën e parë stërvitore me klubin e tij të ri në Trento të Italisë. Te Grozny, Roshi do të luajë sërish përkrah mikut të tij Bekim Balaj, që kishte firmosur më parë me këtë ekip dhe pikërisht shkodrani u shfaq më i lumtur për afrimin e mesfushorit. Atmosfera në stërvitjen e parë të Roshit ishte shumë relaksuese, me Balajn e Roshin që madje kërcyen përpara të gjithëve dhe disa valle shqiptare duke tërhequr dhe interesin e blerjes tjetër të re të ekipit, Gabriel Torje, që iu bashkua në kërcim të dy shqiptarëve. Sa i përket seancës së parë stërvitore, Roshi u shfaq mjaft i qeshur në stërvitje, por dhe i përqendruar në përgatitjet për sezonin e ri. Edhe te kjo skuadër, ai do të mbajë veshur po fanellën me numrin 21. 25-vjeçari bashkë me Balajn shikohen si dy blerje të rëndësishme të klubit që vitin e kaluar u rendit në vendin e 7-të në Premier Leagën ruse, ndërsa këtë vit shpreson që të sigurojë një vend në Europë për sezonin e ardhshëm.
Kryesore
Continue to the categoryQeveria qendrore dhe bashkitë të zhytura në borxhe, rritet stoku i...
Qeveria qendrore dhe bashkitë nuk po shpëtojnë dot nga borxhet. Detyrimet e prapambetura janë rritur sërish, duke u kthyer në një problem për financat...