Rrëfehet Paloka: Boja nuk ishte asgjë, ja çfarë i kam bërë Ramës në 1993

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, ka komentuar në ‘Zonë e Lirë’, situatën e rëndë politike në të cilën ndodhet vendi. paloka1550144652
Paloka ka deklaruar edhe njëherë se nuk do ta kishte lagur me bojë Ramën nëse nuk do ta kishte ofenduar. Ndërkohë ish-deputeti demokrat ka treguar një tjetër histori mes tij dhe Ramës të ndodhur në vitin 1993.
‘Rama kryeministër gojë pisët, arrogant, duhet ti tregojmë se nuk mund të bëjë çfarë të dojë dhe me këtë dojë. Bojën Ramës ia hodha pas këtyre th-ve, dhe nuk do e bojatisja sikur të mos merrej me tha kaq shumë. Për shqiptarët nuk është problem një politikan thuthuq, por shqiptarëve i bën keq një politikan dhunues, hajdut. Rama mund të më thotë mua vetëm thuthuq, gjithmonë ka qejf të gricej me mua, dhe mori atë që mori. Në 1993 kur isha me Fevziun, në ditën që shpallej poli nga Ceka dhe Gjinushi, më provokoi me një fyerje dhe unë reagova në mënyrë impulsive, aq sa Fevziu më mbante për krahesh. Me ramën tallej gjithë bulevardi i Tiranës. Kisha edhe nja dy raste të ngjashme me këtë që tregova, po smë kujtohen’, deklaroi Paloka.

Paloka ka hedhur poshtë akuzat që vijnë nga mazhoranca se opozita ka mbështetje Ruse, duke theksuar se të gjithë shqiptarët e dinë kush i jep naftë Rusisë.
Paloka shtoi se aleatët natyralë të PD janë SHBA-të, të cilët deklaruan dy ditë më parë se në Shqipëri janë vjedhur votat në zgjedhjet e fundit, duke mbështetur akuzat e opozitës.
‘Ka fakte dhe lidhje të Ramës me biznese të lidhura me Rusinë, por ne asnjëherë nuk kemi thënë se Rama punon për Rusinë. Dmth Basha, Berisha kanë lidhje me rusët dhe Rama, Ruçi dhe Balla kanë lidhje me amerikanët. Dhe kush e tha këtë akuzën e lidhjeve të PD me rusët? Taulant Balla. Po me Vuçiçin kush puthet? Rama po pa para nuk pyet se me kë lidhet, por smund të them se ai po fut Rusinë në Shqipëri për shkak se punon për ta. Dy ditë më parë departamenti i shtetit tha se janë blerë votat në zgjedhjet e fundit. Janë të njëjta akuza që ka bëre opozita prej dy vjetësh. Aleatët e PD dhe shqiptarëve janë natyrale, s’kemi nevojë të kërkojmë ndihmë nga Moska. E vetmja gjë që ne e kemi vendosur dhe po e bëjmë është informimi i ndërkombëtarëve, pasi shikojmë se janë të painformuar, ne kemi dorëzuar mandatet ato flasin për bojkot. Rama dikur kërcënonte europën me Moskën, kur thonte po s’më dhatë këtë unë kam alternativa të tjera’, deklaroi Paloka.

Rama

Artikulli paraprakFlet Vaclav Klaus, babai i euroskeptikëve: “Ja si do të dalin zgjedhjet europiane”
Artikulli tjetërBasha: Do ta largojmë qeverinë, provokimet do të marrin përgjigje në protestë