Gazetari: Pra, e ka bërë edhe disa herë të tjera?
EMILIANO NUHU: Disa herë ky problem. Kjo shtetase ka shkuar në disa komisariate për të bërë kallzim por nuk është marrë kallzim nga oficerët e policisë gjyqësore për shkak të ndikimit dhe influencës së madhe që ka pasur babai i tij, i Rexhep Rrahjes që është deputeti i Partisë Socialiste në zonën e Krujës dhe miqve të tij si Taulant Balla dhe kryetarit të bashkisë së Krujës i Partisë Socialiste zoti Art Bushi kanë bërë të mundur që kjo shtetase Xhensila Maloku para Vitit të Ri ose në fund të vitit 2017 ka shkuar për të bërë kallzim në komisariatin numër 6 në Tiranë për të njëjtën …
Gazetari: vetëm në këtë komisariat apo edhe në komisariate të tjera?
EMILIANO NUHU: Edhe në komisariate të tjera. Do t’i shpjegoj. Ka shkuar të komisariati numër 6. Në momentin që ka bërë këtë kallzim, oficerët e policisë gjyqësore së bashku me shefin e krimeve kanë marrë informacione që per kë shtetas bëhet fjalë, që bëhesh fjalë për djalin e deputetit të Krujës dhe e kanë lënë në pritje Xhensila Malokun, nuk i kanë marrë kallzimin, kanë njoftuar deputetin sëbashku me djalin e tij Rexhep Rrahja. Ai ka ardhur me njërëzit, disa njerëz të tjerë. Këto shpjegime janë shpjegime që i ka dhënë e dëmtuara gjatë deklarimit, gjatë hetimit. Dhe kanë shkuar ku kanë takuar punonjësit oficerët e policisë gjyqësore që kanë qenë të komisariati numër 6 dhe e kanë nxjerrë shtetasen Xhensila Maloku dhe e kanë kërcënuar në ambientet e jashtme duke I thënë që do të vrasim në qoftë se ti jep kallzim.
Gazetari: Në prezencë të oficerëve të policisë e kanë kërcënuar atë?
EMILIANO NUHU: Jo. Ky rast nuk ka qenë në prezencë të oficerëve të policisë. Është rast tjetër ai, ai I datës 21 që ka qenë në prezencë të oficerëve të policisë.
Gazetari: Kur ka ndodhur kjo?
EMILIANO NUHU: Ka ndodhur në komisariatin numër 6 në Tiranë, në muajin dhjetor të vitit 2017.
Gazetari: Sërish në mjediset e policisë?
EMILIANO NUHU: Po në mjediset e policisë kanë qenë këta persona dhe aty në moment që ata e kanë kërcënuar kjo shtetase është bindur dhe nuk ka dhënë kallzim për shkak të frikës që ka pasur nga këta persona sepse Xhensila Maloku jeton vetëm më mamanë, babanë ja kanë vrarë në ‘97 dhe kjo ka qenë shkaku i keqtratimit në mënyrë të vazhdueshme nga këta persona dhe nuk ka dhënë kallzim por ka dhënë një deklaratë te inspektori i rendit që është mbyllur problemi dhe nuk kemi probleme, me këtë është mbyllur historia në komisariatin numër 6. Më pas kjo shtetase është keqtrajtuar përsëri nga janari a shkurti I vitit 2018 ku ka shkuar në komisriatin e Krujës për të dhënë kallzim.
Gazetari: Po. Në komisariatin numër 3 ka vajtur apo përsëri te 6?
EMILIANO NUHU: Jo. Po t’i shpjegoj të tëra se ka vajtur te Komisariati i Krujës
Gazetari: Drejt drejt … EMILIANO NUHU: Po të shpjegoj të gjashtës, gjashtën e shpjeguam tani po të shpjegoj të Krujës
Gazetari: Drejt drejt …
EMILIANO NUHU: Ka vajtur te Komisariati i Krujës. Ka qenë janar ose shkurt i vitit 2018 se nuk e mban me detaje e dëmtuara kohën kur ka qenë. Ka shkuar te komisariati i Krujës ka qenë e gjakosur, dhe e dhunuar dhe përdhunuar në hotel ku ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës së saj.
Gazetari: Ka qenë e dhunuar në këtë kohë kur ka shkuar për të dhënë kallzimin në komisariatin e Krujë?
EMILIANO NUHU: Kur ka shkuar te Komisariati i Krujës, në janar ose shkurt të vitit 2018 e theksoj.
Gazetari: Ka rezultuar e dhunuar?
EMILIANO NUHU: Po. E dhunuar ku e ka shpjeguar që ka qenë e gjakosur kur ka shkuar te komisariati dhe në moment që ka shkuar te komisariati ka marrë kontakt me punonjës që kanë qenë të gatshëm aty kanë ardhur, shumë shpejt janë njoftuar deputeti dhe kryetari i bashkisë sëbashku me njerëzit e vet, Xhelal Rrahjen që është i vëllai dhe është gjithmonë aty prezent dhe kanë shkuar direkt te komisariati ku kanë folur me drejtuesit e policisë që ndodheshin aty dhe e kanë rregulluar që kjo shtetase të mos jepte kallzim. Dhe, aty e ka marrë një person që sipas shpjegimeve të Xhensilës, një trup i madh, tullac që është prezantuar si shefi I madh dhe I ka thënë Xhensilës
Gazetari: Cili ishte ky që është prezantuar si shefi I madh?
EMILIANO NUHU: Shefi I komisariatit të Krujës në atë kohë. Dhei ka thënë që ai që të do të rreh prandaj mos jep kallzim për këtë problem. E kanë bindur me të gjitha format dhe ajo nuk ka dhënë përsëri kallzim.
Gazetari: A ka qenë përsëri nën trysni, kërcënime dhe …
EMILIANO NUHU: Ka qenë përsëri nën trysni dhe kërcënimet e personave Rexhep Rrahja, Xhelal Rrahja, nën presionin psikologjik të deputetit Rrahman Rrahja. Aty ka qenë prezent Artur Bushi që ka vajtur në komisariat gjatë kësaj kohe. Dhe në komsariatin numër 3 ka shkuar në datën 20 korrik të vitit 2018 pasi ngjarja ka ndodhur në datën 19 korrik 2018 ku është përdhunuar, është rrahur, është dhunuar tek hotel Boçi në Fushë Krujë. Ka shkuar te komisariati në datën 20 ku nuk ka mundur të japë kallzim pasi këta shtetas Rrahman Rrahja që është deputeti, babai I të akuzuarit Rexhep Rrahja sëbashku me vëllain e tij Xhelal Rrahja dhe persona të tjerë që e shoqëronin në komisariatin numër tre.
Gazetari: Ku shkoi?
Emiljano Nuhu: Vajti te komisariati numër tre për të treguar ngjarjen në datën 20, për të kallzuar ngjarjen që ka ndodhur në datën 19 korrik të 2018. Dhe aty kanë shkuar shumë shpejt, janë njoftuar nga oficerët e policisë gjyqësore që kanë qënë prezent deputeti Rrahman Rrahja, djali i tij Rexhep Rrahja, shtetasi Xhelal Rrahja i cili është vëllai i deputetit dhe persona të tjerë që kanë shkuar. Në prani të oficerëve e kanë marrë shtetasen Xhensila Maloku e kanë nxjërrë përjashta, aty e ka future në makinë djali I tij Rexhepi …
Gazetari: E kanë marrë nga policia dhe e kanë future në makinën e tyre?
Emiljano Nuhu: Po, e kanë futur në makinën e tyre. Këto janë sipas kallëzimit dhe deklarimeve të Xhensilës
Gazetari: Të kallzueses…
Emiljano Nuhu: PO. E kanë futur në automjetin e tyre dhe gjatë kësaj kohe Rexhepi ka ushtruar presion që nuk do të japësh kallzim se unë do të vras. I ka nxjerrë një pistoletë model TT ku ja ka vendosur në bark. I ka thën do të vras në qoftë se jep kallzim se na more në qafë. E ka bindur gjatë kësaj kohe që të mos jepte kallzim…
Gazetari: E ka kërcënuar me pistoletë…
Emiljano Nuhu: Po me pistoletë, e ka bindur nën kërcënimin e armës, e ka detyruar. E gjendur në ato kushte është detyruar që të mos japi kallzim dhe deputeti Rrahman Rrahja me njogjet e veta më influencën e vet dhe si deputet i Partisë Socialiste ka rregulluar marrëdhëniet me oficerët e policisë gjyqësore që ata të mos vazhdonin veprimet për t’i marrë kallzim por t’i merrnin një deklarim te inspektori i rendit që problem që patëm u sqaruam dhe nuk kemi asnjë problem.
Gazetari: E kanë bërë këtë?
Emiljano Nuhu: E kanë bërë sipas deklarimit të dëmtuarës. Mbas këtij problem kanë ardhur në Fushë Krujë ku ajo ka shkuar në banesën e saj e shoqëruar nga këta persona. Këta kanë vazhduar rrugën e tyre. Dhe pas datës 20 ajo ka shkuar përsëri në datën 21, është ngritur që në mëngjes dhe ka shkuar për ta ribërë kallzimin.