GREQI – Vizita që kryeministri i vendit Edi Rama zhvilloi një ditë më parë me emigrantët shqiptarë në Athinë, shkaktoi reagime të shumta nga palët opozitare greke, por edhe shqiptare. E cilësuar si provokim nisur nga data e vizitës e cila përkonte me arrestimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, vizita mblodhi të gjithë punonjësit e administratës publike, të cilët udhëtuan për më shumë se tetë orë për të qënë të pranishëm në fjalimin e kryeministrit.
Por duket se udhëtimi i shqiptarëve drejt Athinës, nuk ka qënë me dëshirën e tyre, ata janë detyruar të shkojnë të dëgjojnë fjalimet e Ramës. Ka qënë drejtori i teatrit “Bylis” të Fierit, z. Klajdi Marku, ai i cili në një prononcim për Piranjat e ka shprehur hapur pakënaqësinë e prezencës së tij aty.
Pjesë nga biseda:
Gazetari: Paskeni ardhur me rini e paskeni bllokuar të gjithën
Marku: (Qesh)
Pyetje: Kush është në Fier sot kush e drejton. Armando Subashi?
Marku: Popo
Pyetje: Keni ardhur me dëshirë apo me…?
Marku: Të dyja bashkë. Si të gjithë edhe estrada. Në Fier nuk ka ngelur njeri fare. (Qesh)
Më tej ai tregon se prezencën e tyre duhet ta vërtetonin edhe përmes një fotografie.
Marku: E bëre fotografinë, i thua ja isha, e hedh online. Marrim rrogën vëlla ç’të bëjmë…
Deklarata e Markut, nuk është gjë tjetër veçse një pasqyrim i realitetit të vizitës së shumëpërfolur, e cila më shumë se një vizitë partiake me moton “Krenar për Shqipërinë” (ashtu siç deklaroi kryeministri), i ngjason një fushate për të prodhuar më tepër vota në zgjedhjet e ardhshme.