Andre Vilas-Boash ka bërë një rrëfim drithërues, ndërsa trajneri portugez pranoi se ka mposhtur dy tumore.
Ish-trajneri i Çelsit e zbuloi gjithçka pas një aksidenti në shpatull. Nisi gjithçka gjatë “Dakar 2018”, kur ai bëri një operacion në tiroide:
“U kuptua se po vdisja gjatë operacionit. Pas 10 minutash nisa të ndihem keq, mendoja se do vdisja. Thërrita infermieren me buton dhe më kujtohet vetëm që e dëgjoja që ulërinte, të merrte krevatin tim dhe të vraponte për të më dërguar në urgjencë. Kur u zgjova isha në këmbë. Edhe një minutë dhe do kisha vdekur i asfiksuar. Më zbuluan një tjetër tumor në shpinë, që e hoqa. Nëse nuk do kishte qenë ai aksident, nuk do i kisha zbuluar kurrë”.