Rrenci patologjik Edi Rama

Nga Erl KODRA

Të dëgjosh ty ndërsa flet për lajme të rreme, është njësoj sikur të dëgjosh Hitlerin të flasë për paqen globale, ose Enver Hoxhën për demokracinë liberale.
Sepse, në të vërtetë ti je Nëna e Gënjeshtrave të kësaj bote. Dhe më beso, unë të njoh mirë, aq mirë sa as ti nuk e njeh veten tënde.

Ti je kaq i zhytur në llumin e rrenave, gënjeshtrave dhe mashtrimeve, sa, po të perifrazoj Edison Ypin, nuk ka Oqean që të heq zhulin. Sepse ti ke lindur nga rrena, je rritur me rrena, ekziston me rrena, dhe mbijeton me rrena. Por le t’i marrim me rradhë rrenat e tua legjendare.

A të kujtohet kur rreje si derri, se nuk ka birë nëne as zog kurve që të gjejë parat e veta në xhepat e tu? Bash atë ditë, kam prova se ke mbyllur njërin prej pazareve të tua më të ndyra për një përbindësh betoni. Kështu, rrenë pas rrene, e mbyte Tiranën, vrave rrugët e saj, i more frymën duke e kthyer në një qytet azmatik që gulçon çdo ditë në kufinjtë e mbijetesës. Për 11 vjet me rradhë ti ndërtove monumentin tënd të mashtrimit. Dhe qytetarët e Tiranës duhet të jetojnë përjetë me ankthin që të mos ketë një termet tjetër gjysëm shkalle rihter më të lartë, sepse as Zoti nuk do të mundet t’i shpëtojë nga ferri që ti u ke ndërtuar.

Dhe ke guximin tragjik, që këtë kasaphanë urbane ta quash zhvillim, tipike kjo për demagogët e kalibrit tënd.

Më vonë, me mashtrime ordinere në rrethana rënduese, ke instrumentalizuar elektoratin tënd për të gatuar grushte shteti, duke thyer kafka policësh përgjatë ushtrimit të dhunës shtazarake, në përpjekje të qarta për grusht shteti. Më vonë, viktimat e kësaj lufte i përdore në luftën tënde të ndyrë, deri kur hëngre Darkën e Natës së Njalave. Paturpësisht, çdo 21 Janar vazhdon të përdorësh shpirtërat e viktimave të tua, në një ritual makabër në sheshin para Kryeministrisë.

Ti qofsh, si mundesh t’u dalësh ballas njerëzisë!

Por rrenat dhe mashtrimet legjendare kulmuan përgjatë viteve 2015 -2016, kur mohoje publikisht atë që i madh e i vogël e shihte me sy dhe e prekte me dorë, duke deklaruar pa turp se 99,98 % e drogës së mbjellë është asgjësuar nga Policia e Shtetit dhe Saimir Tahiri! Për të vazhduar me mohimin e faktit, një rrenë tjetër kjo me pasoja të rënda penale, duke mos i konsideruar Raportet e Shërbimeve për drogën, as për 128 drejtuesit e Policisë së Shtetit të lidhur direkt me kultivimin dhe trafikimin.

Kështu, ti e ktheve Shqipërinë në të parin shtet në botë, ku i gjithë zinxhiri i Policisë së Shtetit deri tek Ministri i Brendshëm merrej me kultivim dhe trafik droge. Ndërsa ti, gjasme nuk ndodhte asgjë, e mohoje faktin, me zë dhe figurë, përditë, në të gjitha mediat që ti i ke blerë, përfshirë edhe ERTV-në tënde. Ky moment është një ndër kulmet e tua.

Po ashtu, rrenat, mashtrimet dhe fabrikimet e tua për vëllain e Ministrit tënd Fatmir Xhafa, se ti paske marrë brenda 24 orësh përgjigjet e analizave të zërit nga një Labarator prestigjioz. Farsa e kësaj rrene vazhdon të luhet akoma në Gjykatat e tua, njësoj si me farsën për dënimin e Ministrit tënd heroik Saimir Tahiri.

Çfarë rekordi Guinness! Dy Ministra të Brendshëm, dy trafikantë droge! E paparë në Histori!

Ti rrenat i ke me zararë, të tilla si rrenat e 2017-tës, ku ti dhe banda jote famkeqe gatuat mashtrimin më të neveritshëm elektoral, duke vjedhur vullnetin e shqiptarëve me para dhe dhunë. Pa pikën e turpi, pa pikë mëshire. Këto rrena i provoi katërcipërisht gazeta Bild, më e madhja në Europë. Me zërin e Ministrave të tu, me zërin tënd.

Mohoje po deshe, o kodosh burrë.

Viti 2019 kulmon me nivele sipërore demagogjie, deliri dhe rrenash madhështore, teksa vjedh pa ta bërë syri tërr pronë publike për të ndërtuar kulla, duke shembur një monument kulture si Teatri Kombëtar. Pastaj vazhdon me shembjen e 300 shtëpive gjaku në Unazën e Re, për të vjedhur me rrena publike 40 milion, por nuk mbaron këtu, sepse oreksi yt gllabron edhe nja 360 milion euro për bypass-e floriri…

Çfarë mund të thuhet më shumë, o Kampion i Mashtrimit?

Se harrova PPP-të për shëndetësinë, plehrat, Rrugën e Kombit, Rrugën e Arbrit, 300.000 vende pune dhe gjysëm milion shqiptar azilant.

***

Këto dy ditë Tirana, Durrësi dhe gjithë Shqipëria ka përjetuar tronditje të forta nga termetet që nuk pushojnë. Duket se jemi me fat që lëkundjet nuk kanë qenë edhe gjysëm shkalle më lart, sepse kam frikë se bota do të ishte në zi nga përmasat e tragjedisë tonë. Sepse, ti si gjitholog e di që shkenca ka limite që nuk falin. Por gjithashtu, me siguri ta kanë thënë se qytetarët që kanë blerë pallatet e tua janë të zënë në çarkun që ti u ke ngritur, të rrezikuar çdo moment nga përmbytja, termeti dhe zjarri.

Lajmi i publikuar mbrëmë për termetin që mund të bjerë, kur në fakt lëkundjet nuk kanë pushuar ende, gjithçka mund të jetë, por jo lajm i rremë. Sepse, fakti është se në Tiranë përgjatë këtyre dy ditëve kanë ra mbi 200 termete që i kanë mbajtur në ankth qytetarët, ndërsa qeveria jote bënte show me tasa supe dhe lot krokodili. Nëse tiranasit dhe durrsakët dolën mbrëmë në rrugë pas këtij lajmi, asgjë nuk ka ndodhi, nuk u rrezikua askush, as rendi, as siguria publike, përkundrazi. Vetëm pak më shumë se një orë më parë, njerëzit kishin përjetuar një lëkundje të fortë rreth 4 ballë të shkallës rihter.

Ku qëndron “lajmi i rremë dhe kriminal” këtu?!

Mbase vetëm një gabim njerëzor nga stresi, ankthi dhe nxitimi.

Exit mobile version