Policia e Shkodrës ka bërë me dije se për shkak të reshjeve të dendura të shiut, ka pasur rrëshqitje të dherave në aksin rrugor “Theth-Bregu i Lumit-Shalë-Shkodër”.
Si pasojë ky aks rrugor është bllokuar dhe është ndërprerë qarkullimi i automjeteve.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë.
Ndërkaq, punonjësit për mirëmbajtjen vijojnë të punojnë për pastrimin e aksit rrugor nga dherat.