Rrethimi i Aeroportit të Vlorës, VOA: Zogjtë enden në një “jetë të re” mes telave

Rrethimi i zonës ku po ndërtohet Aeroporti i Vlorës ka përfunduar dhe mijëra zogj shtegëtarë enden tani në një “jetë të re” mes telave me gjemba.

Sipas autoriteteve shqiptare Aeroporti i Vlorës do përfundojë punimet brenda këtij viti dhe do të jetë funksional verën e vitit 2025, duke sjellë një realitet të ri të rrezikuar për shpendët në këtë zonë të Lagunës së Nartës.

Autoritete shqiptare shpërfillën një kërkesë të Konventës së Bernës, shtatorin e vitit të shkuar, që të ndërpriteshin punimet për aeroportin, derisa të zhvillohej një vlerësim i ri i ndikimit në mjedis.

Disa organizata mjedisore po zhvillojnë një betejë gjyqësore në Gjykatën Administrative të Tiranës ku kanë paditur një seri institucionesh qeveritare për procedurat e ndjekura për rojektin e ndërtimit të aeroportit dhe fillimin e punimeve.

Qeveria ka deklaruar nga ana e saj se aeroporti përbën një rëndësi parësore për zhvillimin turistik të këtij rajoni dhe zona e Akërnisë, ku po ndërtohet, përfshin një sipërfaqe e cila gjatë periudhës së komunizmit shërbente për uljen e avionëve ushtarakë.

Në Lagunën e Nartës, veshur në një pjesë të saj me ngjyrën rozë në portokalli, që krijohet në kriporja fare pranë, flamingot lëvizin ende të pashqetësuar, ndërsa zogjtë shtegëtarë përpiqen gjithnjë më shumë të hyjnë brenda rrethimit të aeroportit.

Peisazhi i Mbrojtur Vjosë – Nartë është ligatina e dytë më e madhe në Shqipëri dhe një zonë ku ruajtja ka një interes mbarë botëror pasi strehohen 26 lloje Globalisht të Rrezikuara./VOA

Artikulli paraprakSkandal te Ekonomiku, pedagogu gjakos kolegen, studentët ndërpresin provimet
Artikulli tjetërUshqimet pikante, 4 arsye për t’i përfshirë në dietën tuaj