Masa e madhe e protestuesve ka vazhduar marshimin duke mbajtur të rrethuar edhe ministrinë e Brendshme dhe parlamentin. Protestuesit janë nisur nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit tek selia e Kryeministrisë për të vazhduar drejt ministrisë së Brendshme.
Më pas marshimi ka vazhuar drejt godinës së parlamentit, e cila po mbahet e rrethuar nga protestuesit. Kjo është protesta më e madhe e opozitës që po mban të rrethuar të gjitha institucionet e dala nga një Parlament ilegjitim, deputetët e të cilit e kanë fituar mandatin përmes blerjes së votave.
Masa e madhe e njerëzve nuk ndalet në këtë marshim dhe janë të vendosur të vazhdojnë protestën për orë të tëra. Protestuesit e shoqërojnë marshimin e tyre me thirrjet Rama ik! Dhe Basha, Basha! Masa e madhe e protestuesve është e tillë sa ndonëse pjesa e parë e tyre ka mbërritur tek Parlamenti, pjesa fundore e protestuesve vijon të marshojë dhe gjendet tek ura në bulevardin Dëshmorët e Kombit.