Në një lidhje me “ABC News” kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka folur për masat e marra nga qeveria në kuadër të frenimi të përhapjes së virusit.
Ademi tha se qytetarët nuk janë ndërgjegjësuar dhe se deri tani nuk i kanë respektuar masat e dhëna.
“Ka disa intstitucione që kanë nevojë që të dezinfektohet ambienti. Ka filluar dezinfektimi i hapësirave publike ku pupullsia është më evidente. Nuk ka pasur një ndjeshmëri nga banorët e Shkodrës. Baret dje kanë qenë plot edhe pse sot situata është më e ulët. Ndërkohë për bizneset “call center”, fabrikat apo restorantet ndoshta do të duhet një masë tjetër shtesë sepse duket se vendimarrja deri në ditën e sotme duket nuk është e mjaftueshme.
Rreziku është prezent për shkak të afërsisë që kanë qytetarët ne vendet ku jetojne dhe punojnë. Puna në objektet e shkollave, kopshteve dhe çerdheve ka filluar dhe do të qëndrojnë të mbyllura.
A ka ndërgjegjsim nga qytetarët shkodrane dhe a vijon të ketë tursite në muzetë kulturore?
“Dita e djeshme shihet në një situatë normale, do të duhet të reduktohet shumë më shumë lëvizja. Duket se moshat e terta e kanë reduktuar lëvizjen por do të duhet të ketë një sensibiliizm më të madh”.
Spitaili i Shkodrës a ka kapacitete për ta përballuar?
“Ne do të vijojmë të jemi në gatishmëri, deri më tani në Spitalin e Shkodrës nuk kemi situatë alarmante.
Kemi një staf shumë të mirë mjekësor dhe të përgjegjshëm. Sa i përket pajisjeve do të duhet të mendohet në një nivel qeveritar sepse nevoja është e lartë edhe për një ditë normale, dhe në këtë rast mund të ketë më shumë kërkesa”, tha Ademi.