Rreziku më i lartë se kurrë, Gjermani: Qindra policë nën dyshim për qëndrime ekstremiste

Rreth 400 policë gjermanë të landeve federale dyshohet se kanë qëndrime ekstremiste të djathta. I ngarkuari federal gjerman për policinë, Uli Grötsch, e quan rrezikun të lartë si kurrë më parë.

Sipas një raportimi në media ndaj 400 policeve e policëve gjermanë japë hapur procedura disiplinore apo hetime nën dyshimin për qëndrimeekstremiste të djathta dhe/apo bindjeve ideologjike konspiracioniste. Këtë e kanë raportuar mediat gjermane “Stern” dhe “RTL” duke iu referuar një pyetësori të 16 Ministrive të Brendshme të landeve në Gjermani. Shifra reale mendohet të jetë më e lartë, për shkak se Berlini, Meklenburg-Pomerania, Tyringjia, Bremeni nuk kanë dhënë shifra aktuale, thuhet.

I Ngarkuari Federal për Policinë, Uli Grötsch njoftoi se “jetojmë në kohë, kur ekstremistët e djathtë përpiqen me qëllim të destabilizojnë policitë. Sipas Grötsch, rreziku është i lartë si kurrë më parë. “Për të gjithë vendin. Dhe prandaj edhe për policitë.”

“Rrezik i madh për demokracinë”

Ministri i Brendshëm i landit, Renani Veriore-Vestfali Herbert Reul tha, se policet e policët që nuk respektojnë kushtetutën, por mbajnë qëndrime ekstremiste janë rrezik i madh për demokracinë dhe shtetin ligjor.” Këta njerëz nuk i duam në polici.

Hetime mbi raste ekstremizmi tek forcat e sigurisë në lande apo federatë ka pasur herë pas here. Në një raportim të vitit 2022 nga Ministria Federale e Punëve të Brendshme, u bë e ditur, se brenda tre vitesh nuk janë më në detyrë 327 punonjës të policisë, sepse kanë qenë të lidhur me prova me ekstremizmin e djathtë apo kane qenë pjesë e “Qytetarëve të Rajhut”. Një raport tjetër të vitit 2023 pas akuzave për racizëm ndaj policisë, thuhet, se forcat drejtuese të policisë, të cilat janë konfrontuar me akuzat për racizëm tek policia, shpesh kanë reaguar duke thesuar se bëhet fjalë për raste të veçanta, shkruan media gjermane “tagesschau”./DW

Exit mobile version