Rreziku nga ushqimet, zhurma po krijohet për koncesionin e ri të Sorosit?

Për çdo ditë raportohet për problemet që kemi me produktet ushqimore. Shkrimi i mëposhtëm është postuar në një portal. NUk ka as emër të autorit, as emër të specialistit që e konfirmon, por vetëm një aparat të vendosur kushedi se ku sepse nuk ka asnjë provë që të jetë në Shqipëri dhe të jetë në një treg të caktuar.
Shifrat janë dramatike dhe pasojat që sjellin për shëndetin po ashtu janë dramatike. Pyetja që shtrohet se përse po pompohet kaq shumë kjo historia e përdorimit të substancve të ndaluara tek produktet ushqimore gjatë muajve të fundit? Pse në ballë të kësaj fushate janë mediat e afërta të qeverisë të drejtuara nga zara të Sorosit që në të vërtetë duhet të vendosin para përgjegjësisë Autoritetin e Kontrollit të Ushqimit dhe jo të kërkonin zgjidhje përtej sistemit?
Që në Shqipëri ka kontroll në nivelet më të ulta të ushqimeve kjo dihet, po sa të vërteta janë mediat e qeverisë në këto raportime që bëjnë në një kohë që po njerëzit që drejtojnë këto media janë mbështetës të një tjetër koncesioni që Rama ka përgatitur disa muaj më parë për t’ia dhënë mikut të tij Soros?
Projekti i shpalosur ka qenë që Autoriteti i Kontrollit të Ushqimit të shkrihet dhe kontrolli i ushqimeve ti jepet me koncesion një dege të Sorosit, i cili do të vendoste që të vazhdonte eksperimentet e tij me këtë popull jo vetëm me politikën, drogën dhe drejtësinë, por duke i dhënë edhe ushqimet e tij të modifikuara!
Kjo është arsyeja se përse tani propaganda e koncesionarit që kërkon të marrë kontrollin e ushqimeve po përgatit terrenin përmes alarmit që po përhap në shoqëri mbi rrezikshmërinë e produkteve që konsumojmë. E gjitha jo nuk ka si qëllim përmirësimin ecilësisë së ushqimeve për shqiptarët, por zhvatjen e disa qindra milionë eurove të tjera që shqiptarët duhet të derdhin në arkën e Sorosit për koncesionin që ai kërkon të marrë për kontrollin ushqimor.

Shkrimi anonim i përhapur në rrjet nga qeveria
Ah po ta dinin shqiptarët se çfarë po hanë! Skandali me frutat e perimet do ju heqi mendjen !
“Të hash apo të mos hash?” Të hash e të vdesësh ngadalë në vuajtje nga kanceri, apo të mos hash e të vdesësh prej anoreksisë?
Është kjo dilema më e re e kohëve moderne, prej së cilës nuk ka asnjë shpëtim çdo frymor në vendin tonë të mjerë!
Në një prej pikave të fruta perimeve që tregtohen në Durrës ndalova të blej një pjepër ose shalqi në mbrëmje. Tregtarit ia lashë në dorë ta zgjidhte ai, sepse bostanët më kanë dalë të kuq por pa shije dhe ëmbëlsi, ose të bardhë si kunguj në shumicën e radhëve që kam blerë këtë verë. I kam blerë dhe i kam hedhur në plehra.
Tregtari, një djalë rreth të tridhjetave më tha se asnjë shalqi apo pjepër nuk ia vlente ta fusja në shtëpi për konsum.
-Nuk ta sugjeroj më tha sepse niveli i lëndëve kimike dhe hormoneve është nga 10, 15 apo 20 herë më shumë se normalja në shumë produkte.
– Ku e di ti i thashë? Si ma vërteton?!
Me të shpejtë nxori një aparat nga sirtari i tavolinës dhe më tha se tek cilat fruta e perime do të doja të ndalja i shikonim lehtësisht.
Ndaloi tek shalqiri, tek pjepri, domatja, pjeshkët, domatet.
Tek ai shalqini që doja të merrja unë ta konsumoja në familje se vapë e nxehtë është, aparati u skuq e mori flakë “DANGER”! (E rrezikshme!) E pasigurt tregon aparati.
Norma e lejuar ështe 60mg/kg, ndërsa realisht përmbajtja e lëndëve kimike shkonte 230mg/kg. Hajde paguaj 220 lekë për kg që të shuaj etjen e në vend të shuaj etjen të fus kancerin në trup.

Tek pjepri, situata ishte edhe më katasfrofë. Norma e lejuar 90mg për kg, ndërsa përmbajtja me lëndë kimike rezultonte 1900 mg për kg. Pra 1810 mg /kg më shumë se standarti evropian.
Fshatarët e kanë lëshuar dorën e kanë rritur pjeprin që nga natyra shkon në 500 gram e kanë bërë 4 kg për fëmijët tanë. Të ngratët duan të fitojnë, se helbete kanë sezonin që vijnë emigrantët e shitjet janë të mëdha në këtë periudhë.
Në të njëjtën linjë ishin edhe frutat e tjera, por ndryshim kanë domatet zemër kau dhe pjeshkët që vijnë nga importi. Me përbërjen e lëndëve kimikate ishin brenda normës, ç’ka më ngrohu zemrën se pjeshkë e domate bleva pa frikë.
Tregtari, zotëri djalë, më tha se një aparat të tillë mund ta porosisja në Rusi e kushtonte 150 Euro. E falënderova që u tregua i sinqertë, se rrallë e tek gjen njerëz të tillë.
Po ndërsa ika pa frutat e stinës ky shteti të cilit ia paguaj taksat një e më një, ku është sot?
Ku janë një mori e madhe njerëzish të aftë e të paaftë që marrin rroga në 100 struktura që funksionojnë për të kontrolluar këto produkte kriminale që janë me shumicë në treg.
Dikush e ngriti dorën dhe vrau dikë e u quajt kriminel. Po këta që na japin për të ngrënë produkte pa asnjë siguri, pa asnjë çertifikatë, pa asnjë garanci, por përkundrazi të tejmbushura me lëndë kimike dhe hormone, çfarë janë? A nuk janë kriminelë që po na vjedhin jetën, lumturinë, e na stresojnë deri në pikëllim? Ku janë këta që duhet të ndalin dorën kriminale që po na shkurtojnë ditët? Po na helmojnë ditën për diell?!
Mjekët na thonë se ne jemi çfarë hamë e çfarë pijmë! Po ta dinin njerëzit realisht se me çfarë po ushqehen këtë verë, jam e sigurt

se do të ngriheshin në revoltë, do të linin banjot e diellit, plazhin, kondicionerin, frigoriferin, do të merrnin ushqimet që i kanë blerë me lekë në dorë në tregje e dyqane, e do suleshin t`ja përplasnin çdo fermeri në fytyrë, çdo qeveritari, inspektori të
Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Ministrit të Bujqësisë, Kryeministrit, të gjithë atyre që po tallen me shëndetin, me jetën, me të ardhmen e fëmijëve, me shpresat e një populli të tërë!
T’ju nxjerrin sytë, këtyre që po e helmojnë, po e vdesin, po e plakin, po ia shkurtojnë ditët e jetën me vetëdije e koshiencë të plotë popullit, i cili punon që të ushqehet e ushqehet që të helmohet, të shkojë në spitalet që po vetë i menaxhojnë, të kurohet me barnat që po vetë i shpikin e i sjellin që të mbajnë në jetë popullin.
Oh medet me çfarë po ushqehen sot bashkëqytetarët e mi!
Fermerët që i kanë prodhuar në arat e tyre këto produkte duhet të dënohen për “krim të rëndë kundër popullit” e po ashtu edhe inspektorët përgjegjës. Duhet të bëhen shembuj dënimi që nga importuesit e farave në doganë, importuesit e plehrave kimike e të hormoneve të bimëve, duhet të dënohen ata që i lejojnë të shiten këto produkte, dhe në fund edhe fermerët të cilët po e vrasin këtë popull!
Është mbushur spitali onkologjik me njerëz nga të gjitha moshat! Medet sëmundjet kanceroze po zënë vendin e parë në Shqipëri. Fëmijë e të rinj, jo vetëm gra e burra kanë varur shpresën tek mjekët. A ka alarm më të madh se kaq?
Fermerët në një anë, e buka në anën tjetër. Mielli i ardhur nga tokat e Çernobilit, së bashku me mishin e kuq të viçave që fryhen me hormone, të peshkut që po rritet në rezervate e po rritet me hormone, janë produktet që po mbushin nevojat e shqiptarëve për ushqim.

Fondacioni Soros lobon në qeveri, kërkon koncesion për sigurinë ushqimore
Fondacioni Soros në Tiranë, rezulton financues i një studimi të dyshimtë, që i sugjeron qeverisë shqiptare të japë me koncension-PPP rrjetin e të dhënave dhe kontrolleve të sigurisë ushqimore.
Një hulumtim i Hashtag.al zbuloi se qeveria shqiptare dhe ky fondacion rezultojnë të sinkronizuar plotësisht lidhur me këtë projekt.
Le ta përmbledhim historinë në rend kronologjik:
–10 nëntor 2017, një shoqatë e quajtur AFI realizon një studim mbi sigurinë ushqimore, studimi jepte alarmin për produktet kancerogjene në ushqim. Studimi i AFI-t nuk ofronte asnjë analizë dhe asnjë emër laboratori, ishte thjesht një përmbledhje statistikore e disa rasteve të gjetura me probleme në të kaluarën. Në fund studimi sugjeronte dhënien me koncension të rrjetit të sigurisë ushqimore.
–16 Nëntor 2017, kryeministri Edi Rama nëpërmjet një video-postimi në Facebook e shpall sigurinë ushqimore si prioritetin kyç të qeverisë: ‘Siguria Ushqimore prioritet kyç i mandatit të ri. Fund thertoreve të paligjshme. Standarde europiane, çertifikim i mishit që del në treg, rritje e punësimit dhe hapje e eksportit të mishit’, – deklaronte Rama.
-14 Dhjetor 2017, në media publikohen disa copëza nga raporti i AFI-t, ku jepej alarmi për sigurinë ushqimore, raporti i plotë nuk bëhej publik.
-15 Dhjetor 2017, ministri i Bujqësisë Niko Peleshi deklaron se: ‘Duke marrë shkas edhe nga raporti i AFI, i kemi kërkuar institucioneve tona, laboratorit të referencës të ISUV dhe AKU që të verifikojnë situatën e qumështit dhe të ndërtojnë mbi këtë bazë planin për garantimin e standarteve dhe sigurisë ushqimore për produktet me origjinë shtazore dhe jo vetëm”.
Po çfarë ishte ky studim i shoqatës AFI dhe pse nuk u publikua i plotë?
Hashtag.al ka siguruar studimin e plotë (kliko këtu), ku në faqen e parë të këtij studimi shkruhet se financues është Fondacioni për Shoqërinë e Hapur në Shqipëri( Fondacioni Soros).

Artikulli paraprakRama në listën e zezë të CIA-s për drogën dhe pastrimin e parave
Artikulli tjetërRama nuk përmbahet, i ve emrin e tij një rruge në Surrel! (Foto)