Rrëzimi i avionit në Iran, identifikohet shtetësia e viktimave

Pak minuta pasi u ngrit nga aeroporti i Tehranit , avioni ukrahinas Boeing 737 u rrëzua duke lënë të vdekur 176 persona që ishin në bord.

176 viktimat në bordin e aeroplanit Boeing 737 ishin nga vende të ndryshme.

82 prej tyre ishin iranianë, 63 kanadezë, 11 ukrainas, 10 suedezë, katër afganë, tre gjermanë dhe tre shtetas britanikë, sipas një lajmërimi nga Ministri i Jashtëm i Ukrahinës Vadym Prystaiko.

Aeroportet Ndërkombëtare të Ukrahinës dhe Autoriteti i Aviacionit Civil Iranian publikuan listën e plotë të pasagjerëve të atyre që ishin në bord.

Kryeministri Kanadez Justin Trudeau tha se 138 nga pasagjerët do të fluturonin për në Kanada.Viktimat përfshinin një çift të porsamartuarish, një familje prej katër vetash, një nënë dhe vajzat e saj, “gjithashtu studentë dhe anëtarë të përkushtuar të fakultetit”, tha Trudeau.
“Kanadezët kanë pyetje dhe ata meritojnë të marrin përgjigje.”

Ndër ata që dihet se kanë humbur jetën ishte Mehdi Eshaghian, i cili kishte studiuar më parë në Universitetin e Teknologjisë Sharif në Teheran.

Exit mobile version