Rrëzohet një avion në Australi, raportohet për viktima! Autoritetet nisin operacionin e kërkim-shpëtimit

Dy persona humbën jetën pasi një avion i vogël u rrëzua të shtunën pranë brigjeve të qytetit Nabaka Heads, rreth 400 kilometra në veri të Sidneit, sipas autoriteteve australiane.

 

Avioni u rrëzua pak larg bregut, duke nxitur një operacion të madh kërkim-shpëtimi që përfshinte një helikopter dhe anije të rojes bregdetare.

Sipas rrjetit ABC, mbetjet e avionit u gjetën rreth 1.5 kilometra nga bregu.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Sigurisë së Transportit (ATSB), ka nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e aksidentit tragjik.

Artikulli paraprakI njohur për formimin e Greqisë moderne, ndërron jetë në moshën 88-vjeçare ish-kryeministri, Kostas Simitis
Artikulli tjetërAksident i rëndë në Cërrik, 75-vjeçari përplaset për vdekje nga një makinë