Rriten masat e sigurisë për pushuesit në Shëngjinit

Rriten masat e sigurisë për pushuesit në plazhin e Shëngjinit. Ngjarjet e rënda të kohëve të fundit që kanë rezultuar fatale për jetën e pushuesve, kanë bërë që të vendosen kullat e vrojtimit, po ende ato nuk janë të mjaftueshme.
Në Shëngjin, janë vendosur edhe vrojtuesit, por ka edhe zona që nuk mbulohen. Përgjegjësi i Zyrës së Turizmit në Shëngjin, Gjovalin Maklaj thotë se po punohet për shtimin e kullave të vrojtimit dhe plotësimin e tyre me të gjitha elementët e nevojshëm për t’i bërë funksionale. “Gjatë këtyre ditëve kemi vendosur 5 kulla vrojtimi në zonën e Shëngjinit dhe 2 në Ranën e hedhun”, tha Gjovalin Maklaj.
Rritja e sigurise për pushuesit e vendosur në bregdetin e Tales dhe Shëngjinit mbetet një sfidë për Bashkinë Lezhë, ndërsa po bashkëpunohet ngushtë edhe me operatorët privatë për të përmbushur këtë detyrim ligjor.

Exit mobile version