Rriten përmasat e tragjedisë, shkon në 35 numri i viktimave, 657 të plagosur

35 persona kanë mbetur të vdekur deri tani nga tërmeti i fortë i mëngjesit të së martës, ndërsa kanë pësuar lëndime 657 të tjerë. Qendrat më të goditura kanë qenë Durrësi dhe Thumana. Ndërkohë që prej mëngjesit të djeshëm vijon kërkimi i të mbijetuarve dhe personave të zhdukur nën rrënoja e godinave të shembura në Durrës e Thumanë.

Ministria e Mbrojtjes njofton se janë nxjerrë nga rrënojat e pallatit 6-katësh në Durrës trupat e pajetë të Dolora dhe Klaus Reçi, nënë e bir, ndërsa burimet bënë të ditur se është nxjerrë trupi i pajetë i një femre nga familja Lala, duke e çuar kështu numrin e viktimave në 35.

Zhvilliet e operacioneve të shpëtimit gjatë ditës së sotme

Tre viktima u nxorën nga pallati 6 katësh që u shemb në Durrës; 5 viktima në rrënojat e 3 pallateve që u shembën në Thumanë; 4 viktima janë nxjerrë nga rrënojat në Kënetë në Durrës.

Në vilën që u shemb në Kënetë, tre viktima në familjen Lala por nga kjo familje u shpëtua një 17-vjeccar.

Një viktimë u gjet në rrënojat e Kavalishencës në Durrës. Bëhet fjalë për policin Bajram Hadërmataj. Një person nga paniku u hodh nga pallati në Kurbin duke humbur jetën.

Dy vëllezër të rinj nga Kosova u nxorën të pajetë nga rrënojat e ‘Tropikalit’. Në Thumanë e Durrës situata vijon të jetë e rëndë pasi ka ende njerëz në rrënoja.

Mëngjesin e sotëm u nxor i vdekur edhe 32-vjeçari Klement Çupi, ndërkohë në spital ka humbur jetën 31-vjeçari Saimir Greku, i cili nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Pavarësisht se shpresat nuk ishin shuar, lajme erdhën nga Thumana, atje ku tërmeti i së martës ishte shkatërrues, duke shkaktuar viktima. Çifti i bashkëshortëve, Pëllumb dhe Çelike Greku janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat e pallatit 6-katësh ku banonin.

Sot është shpallur ditë zie kombëtare nga qeveria. Sipas IGJEUM, që nga dje e deri sot, ka pasur rreth 310 paslëkundje.

Ndërkohë në kampingun e Thumanës janë ngritur rreth 67 çadra ku janë strehuar 700 banorë dhe po kështu janë ngritur kampe edhe në Durrës, Manëz, Ishëm, Sukth e Katund i Ri, rreth 181 çadra në total, ku janë strehuar rreth 1450 banorë.

Shqipëri u trondit mëngjesin e së martës nga një tërmet i shkallës 6.3 të shkallës Rihter që ra në orën 3:54 të mëngjesit dhe u pasua me disa lëkundje të tjera.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka zbardhur emrat e 28 viktimave që kanë humbur jetën si pasojë e tërmeteve të forta që kanë goditur vendin.

“Janë 28 jetë të humbura, qe lene pas një boshllëk që askush nuk e mbush dot.  E di që fjalët janë të tepërta e asgjë s’mund t’i ngushëllojë familjet e tyre për humbjen. Por në një shenjë respekti per jetët e humbura, dua të ndaj sot me të gjithë qytetarët emrat e të 28 fëmijëve, vajzave, djemve burrave e grave që nuk arritën ti mbijetonin kësaj tragjedie, për t’i kujtuar së bashku në këto orë dhimbjeje e ngushëllimi për të gjithë”, tha Xhçka në një deklaratë për mediat.

Viktimat në Durrës:

1-   Amelia Lala, 8 vjeç

2-   Esiela Karanxha, 8 vjeç

3-   Bajram Hajdarmataj, 54 vjeç

4-   Sadik Qato, 85 vjeç

5-   Isah Abazi, 29 vjeç

6-   Flatar Zenelaj, 64 vjeç

7-   Eviola Broshka, 28 vjeç

8-   Kristi Reçi, 24 vjeç

9-   Sehadete Lala, 79 vjeç

10-  Djena Karanxha

11-  Eduart Reçi

12-  Shemsedin Abazi

Në Krujë:

1-Ariela Lala 4 vjeç

2-Bukurije Leka

3-Erisa Cara

4-Fatmira Cuka 44 vjeç

5-Selvie Lala 77 vjeç

6-Saimir Greku

7-Kristjan Preçi 26 vjeç

8-Sardi Cuka 18 vjeç

Hajrie Vata 65 vjeç

9-Klevis Çupi (Aliu) 34 vjeç

10-Drita Cakoni 58 Vjeç

11-Pëllumb Greku 57 Vjeç

12-Çelike Grupieku 57 Vjeç

13-Hajredin Çupi, 66 Vjeç

14-Kastriot Cakoni

Ndërsa në Lezhë

Marjan Preçi 25 vjec u dëmtua nga tërmeti dhe automjeti që po e dërgonte në spital ka dalë nga rruga. Për pasojë Marjan Preci ka humbur jetën.

Një person gjithashtu humbi jetën në Kurbin, njoftoi më herët Ministria e Mbrojtjes, pasi në panik nga tërmeti, u hodh nga banesa.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u ka bërë apel qytetarëve, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmetet, që mos të rrinë në to, pasi mund të jenë të rrezikuar nga tërmete të tjera të mundshme.

 

 

Exit mobile version