Rritet çmimi i druve në Korçë, një metër kub kushton 6300 lekë

Me uljen e temperaturave, ngrohja tradicionale e familjeve korçare bëhet me dru. Por këtë vit, një metër kub drru kushton 6300 lekë, duke pësuar një rritje me afro 800 lekë për metër kub.

Kjo rritje e çmimit, sipas tregtarëve të drurit, vjen si pasojë e kërkesës së lartë të blerësve dhe sasisë së vogël të druve. Në këto kushte më të prekurit janë pensionistët, të cilët me të ardhurat që kanë nuk e përballojnë dot ngrohjen në dimër.

Tregtarët e pikave të druve të zjarrit e justifikojnë rritjen e çmimit, me rritjen e shpenzimeve që në blerje, e po ashtu edhe transportin e tyre. Një vit më parë, në Korçë, 1 metër kub dru kushtonte 5500 lekë.

Exit mobile version