Me kërkesë të Ujësjellësit të Vlorës dhe vulën e Enti Rregullator të Ujit (ERRU) fatura e ujit të pijshëm do të shtrenjtohet për banorët e qytetit të Vlorës, Himarës, Selenicës. Në një vendim të bërë publik në Fletoren Zyrtare çmimi i ujit për familjarët nga muaji i ardhshëm do të jetë 33.3 për qind më i lartë sesa aktualisht. Anëtari i Këshillit Bashkiak Vlorë, Gjergji Nika, duke folur në MCN Live tha që kemi të bëjmë me një keqmenaxhim, një vendim arbitrar, që rëndon qytetarët. Ai thekson se çmimi i ujit është rritur me 100 për qind në 4 vitet e fundit.
Reagimi qytetar ka qenë goxha i lartë, por ne në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ia kemi bërë me dije që në shtator qytetarëve, në momentin kur bashkia ka ardhur për të kaluar ujësjellësin te AKUM-i. Edhe pse ne kemi qenë kundër këtij vendimi, të gjitha forcat opozitare, edhe për kalimin te AKUM-it, sepse ujësjellësi ishte me një debi prej 7 milionë eurosh, dhe u kalua te AKUM-i për një menaxhim më të mirë. Asgjë s’ka ndodhur nga shtatori në dhjetor. Nga 2019 deri sot që po flasim është rritur 100 për qind çmimi, pasi ka qenë 30 lekë, dhe është bërë 60 lekë. Në katër vjet, 100 për qind çmimi. Ujësjellësi ka prurë një relacion, një mendim, për rritjen e çmimit pranë bashkisë Vlorë, që ka kaluar në Komisionin e Shërbimeve, dhe është rrëzuar rritja e çmimit. Justifikimi ka qenë që 40 për qind janë humbje dhe rrjedhje në rrjet. Ky s’është faji i qytetarëve. Nuk mundet që qytetarët të paguajnë për keqmenaxhim. Këshilltarët e PS këtë mendim e kthyen në vendim, dhe e sollën në Këshillin Bashkiak. Debatet kanë qenë shumë të ashpra. Uji që vjen nga rubinetat, absolutisht nuk pihet. 9 mije lekë në muaj do familja më e varfër për të pirë ujë. Qytetarët janë të ngarkuar me kosto, dhe 2024 do jetë një vit i vështirë edhe për turizmin. E vetmja mënyrë për t’i hequr depozitat totalisht, është uji 24 orë. Nëse nuk vjen uji në 24 orë, ato nuk mund të hiqen. Është e pamundur për ato kate që s’kanë kate të nëndheshme. Plus edhe po të kenë kate të nëndheshme janë pak pallate të reja me parkim nën tokë. 23 milionë metër/kub ujë prodhohet, dhe faturojmë 5, 18 milionë metër/kub venë në det! Keqmenaxhim i tillë, edhe të vësh një mësues fizkulture për inxhinieri ujësjellësi, do ta bënte më mirë këtë punë!”
Paketa fiskale që u miratua në fillim të dhjetorit ishte e para pas 11 vitesh. Rritën 37 tarifat vendore, dhe 25 për qind hapësirat e plazhit. Bizneset do rrisin çmimet. Atëherë pushuesit pse do vijnë në Vlorë, venë në Majorka, venë në Nisë. Çdo gjë është rritur jashtë mase shumë. Deri më tani s’kemi qenë politikisht, kemi qenë vetëm për qytetarët. Një aktro i Teatrit Petro Marko merr 47 mijë lekë bruto, një elektricist merr 47 mijë lekë bruto”