Rritet frikshëm numri i aksidenteve! Në 6 muajt e parë 671 aksidente dhe 105 viktima

Qershori ka sjellë rritje të numrit të aksidenteve rrugore. Sipas INSTAT, muajin që kaloi në vend janë regjistruar 124 aksidente rrugore nga 115 aksidente një vit më parë duke pësuar rritje me afro 8%.

Në total edhe 6 muaj e parë të këtij viti kanë pësuar rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga 505 aksidente të ndodhura në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020, këtë vit janë regjistruar 671 aksidente rrugore.

Rritja e numrit të turistëve dhe lëvizshmërisë ka bërë që edhe numri i viktimave nga aksidentet rrugore të mbetet e lartë. Në 6 muaj kanë humbur jetën 105 persona nga 74 persona në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në mbi 86% të rasteve, shkak kryesor mbetet sjellja e drejtuesve të mjetit, e renditur më pas nga sjellja e këmbësore. Numrin më të lartë të aksidenteve rrugore e mban Tirana, me 302 të tilla, e ndjekur nga Lezha me 77 dhe fieri me 61.

Artikulli paraprakSfida e vetme dhe e vërtetë e PD
Artikulli tjetërPolicët e Veliajt vijojnë terrorin ndaj qytetarëve, dhunojnë të moshuarën për 500 lekë