Rritet numri i atyre që marrin nënshtetësinë gjermane, shumica sirianë! Pëse “lokomotiva” e BE-së po hap dyert

Më shumë të huaj se kurrë morën vitin e kaluar nënshtetësinë gjermane. Zyra e Statisitikave në këtë vend thotë se e pasaportën gjermane u pajisën mbi 200.000 vetë, shumica të rinj dhe gati gjysma e tyre femra. Vitin e kaluar kanë marrë nënshtetësinë të huaj nga 157 kombësi të ndryshme.

Rritet numri i atyre që marrin nënshtetësinë gjermane,

Mosha e tyre mesatare ishte 29,3 vjeç, dukshëm më e re se mesatarja e popullsisë gjermane me 44 vjeç. Grupin më të madh të personave të natyralizuar e përbëjnë sirianët. Pjesa dërrmuese e tyre duket i plotësonte kushtet. Kështu rezulton se 75.500 sirianë morën nënshtetësinë gjermane në vitin 2023, më shumë se një e treta e të gjitha nënshtetësive.

Grupin e dytë më të madh të të huajve që kanë marrë nënshtetësinë gjermane e përbëjnë turqit dhe irakianët, me rreth 10.700 vetë secili.

Sipas ligjit në fuqi në vitin 2023 marrja e nënshtetësisë është e mundur pas tetë vjetësh qëndrimi në Gjermani. Por nga janari i këtij viti Gjermania e ka reformuar të drejtën e nënshtetësisë, duke e lehtësuar marrjen e saj. Ata që e sigurojnë vetë jetesën dhe plotësojnë kushtet e kërkuara mundet në të ardhmen të marrin pasaportën gjermane pas 5 vjetësh.

Risia tjetër është pasaporta e dyfishtë, që është e mundur për të gjithë ata, që nuk janë qytetarë të BE. E re është se të huajt nuk duhet të vetëm të pranojnë rendin liberal demokratik të kushtetutës gjermane, para së të bëhen gjermanë, por edhe përgjegjësinë e veçantë historike të Gjermanisë për kohën e nacionalsocializmit dhe pasojat e tij, e sidomos përgjegjësinë për mbrojtjen e jetëve hebreje.

Exit mobile version