Rritet numri i partive në koalicionin opozitar, tjetër parti firmos marrëveshjen me Bashën

Një tjetër parti e vogël ka firmosur marrëveshjen me Partinë Demokratike, duke e çuar në 12 numrin e forcave politike që zyrtarisht deklarohen pro aksionit opozitar dhe mospjesëmarrje në zgjedhje përsa kohë Edi Rama nuk do të largohet nga post ii Kryeministrit.

Përveç 8 partive tashmë të njohura, PR, PAA, PBDNJ, PDK, LZHK, PLL, PDIU dhe LSI, që firmosën marrëveshjen me PD-në, një tjetër subjekt ai, për Europianizimin dhe Integrimin, e cila përfaqëson komunitetin rom, ka përmbyllur marrëveshjen me Bashën.

Më parë kishin firmosur marrëveshjen edhe Partia Konservatore, Partia Mendimi i Djathtë Liberal dhe Partia Popullore Kristjan Demokrate.

Kjo parti deri më tani është shprehur qartë që mbështet kauzën opozitare dhe ështe krah PD dhe spektrit të partive të tjera të opozitës për largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 

Artikulli paraprakShërbime Avokatie
Artikulli tjetërDenoncimi i Berishës: Të arrestuarit e Rinasit, një mashtrim i madh, grabitësit e vërtetë janë në pushtet