Rritet numri i viktimave nga Covid-19 në 24 orët e fundit, 7 humbje jete, më i riu 49-vjeç

7 qytetarë kanë humbur jetën nga Covid-19. Në 24 orët e fundit ka patur një ulje të numrit të infektimeve nga koronavirusi, ndërkohë që numri i viktimave ëstë rritur.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë kryer 4081 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 451 qytetarë, në këto bashki: 227 raste në Tiranë, 38 në Fier, 31 në Durrës, 21 në Korçë, 17 në Berat, 12 në Sarandë, nga 11 raste në Shkodër, Kavajë, 10 në Pogradec, 9 në Pukë, nga 6 raste në Kukës, Krujë, nga 5 raste në Lezhë, Dibër, Delvinë, nga 4 raste në Tropojë, Lushnje, Divjakë, nga 3 raste në Has, Kamëz, nga 2 raste në Librazhd, Gramsh, Kuçovë, Vlorë, Vorë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Mirditë, Kurbin, Mat, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Kolonjë.

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 4081 testime, 451 raste të reja, 7 humbje jete dhe 533 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 4081 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 451 qytetarë, në këto bashki:

227 raste në Tiranë, 38 në Fier, 31 në Durrës, 21 në Korçë, 17 në Berat, 12 në Sarandë, nga 11 raste në Shkodër, Kavajë, 10 në Pogradec, 9 në Pukë, nga 6 raste në Kukës, Krujë, nga 5 raste në Lezhë, Dibër, Delvinë, nga 4 raste në Tropojë, Lushnje, Divjakë, nga 3 raste në Has, Kamëz, nga 2 raste në Librazhd, Gramsh, Kuçovë, Vlorë, Vorë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Mirditë, Kurbin, Mat, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Kolonjë.

Janë 12,700 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 242 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 7 qytetarë: 2 qytetarë nga Fieri të moshave 49-62 vjeç, 1 qytetare 58 vjeçe nga Elbasani, 1 qyterare 64 vjeçe nga Vlora, 1 qytetar 70 vjeç nga Kavaja, 1 qytetar 78 vjeç nga Tirana, 1 qytetar 85 vjeç nga Gjirokastra.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 533 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 148,117 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 451

Të shëruar në 24 orë 533

Të shtruar në spitale 242

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 4081

Testime totale 1,155,721

Raste pozitive 163,404

Raste të shëruara 148,117

Raste Aktive 12,700

Humbje jete 2,587

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5410

Shkodër 1351

Fier 1197

Durrës 1185

Vlorë 742

Lezhë 599

Elbasan 627

Berat 500

Kukës 307

Korçë 306

Gjirokastër 259

Dibër 217

Exit mobile version