Rritet sërish çmimi i naftës

Prej dy ditësh në vendin tonë është rritur çmimi i naftës. Në pikat e karburanteve, nafta shitet deri në 187 lekë litri, ndërsa një muaj më parë çmimi ishte 10 deri 15 lekë më lirë.

Me të njëjtën vlerë po shitet edhe benzina, ndërsa çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar, 89 lekë. Ky është shtrenjtimi i 6 që po ndodh në tregun e hidrokarbureve brenda këtij viti, ndërsa në fillim të tetorit nafta shitej 177 lekë/litër.

Shkak për këtë rritje, sipas ekspertëve është bërë rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, ku një fuçi shitet $84.3 dollarë, nga 80 që ishte.

Artikulli paraprakBardhi: Marrja si i pandehur i uzurpuesit të Bashkisë është një akt i mirëpritur drejt pastrimit të politikës
Artikulli tjetërZaev nuk shkon në Serbi, braktis “Open Balkan”