Rritja e çmimeve, qytetarët e Shkodrës ngrihen në protestë

Qytetarët e Shkodrës, kanë dalë në protestë ditën e sotme, duke qenë kundër rritjes së çmimeve të energjisë elektrike, ushqimeve, si dhe për rritjen qesharake, siç e cilësojnë ata, të pensioneve.

Protestuesit i kërkojnë qeverisë që të marrë masa për uljen e çmimit të energjisë dhe të mos lejohet rritja e mëtejshme, siç paralajmëroi kryeministri Rama, si dhe uljen e çmimeve për ushqimet apo edhe rritjen dinjitoze të pensioneve.

Mes protestuesve ishin të moshuar pensioniste, sindikalistë, studentë, përfaqësues të biznesit të vogël, persona të trajtuar me ndihmë ekonomike, si dhe qytetarë të thjeshtë, të cilët bënë thirrje që në protestat e ardhshme të jenë një numër shumë më i madh.

Artikulli paraprakQeveria falsifikon shifrat e vaksinimit, Vokshi publikon të dhënat: Qeveria u kujdes të blejë votën, jo për vaksinimin
Artikulli tjetërSir Alex reagon ndaj Solskjaer: Ronaldon nuk mund ta lësh rezervë!