Rritja e çmimit të energjisë, Lubonja: Manipulim për të siguruar fonde, duhet ta paguajë qeveria!

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Në një lidhje me skype për rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Lubonja theksoi se nëse ka krizë në sektorin e energjetikës, ky është dështim i qeverisë.

Teksa solli shembullin e Italisë, ku ishte rritur vetëm gazi metan, analisti tha se nëse vendi ynë përballet me këto sfida, kemi të bëjmë me një manipulim që bën qeveria për të siguruar fonde.

Po ashtu, analisti Lubonja komentoi edhe debatet e fundit brenda PD-së pas përjashtimit të ish-kryeministrit Berisha nga grupi parlamentar. Sipas Lubonjës, se debati me Berishën e ka thërrmuar edhe më shumë opozitë.

Pjesë nga biseda

Gazetarja: Doja të ndalesha te një shqetësim për paralajmërimin që bëri Rama për krizën energjetike në vend. Si e shihni ju këtë situatë?

Lubonja: E kam ndjekur me shqetësim dhe interes. Këtu në Itali nga sa kam vërejtur unë ajo që është rritur direkt, është çmimi i metanit, është dyfishuar. Këtu gazi metan përdoret edhe për ngrohje shumë dhe parashikohet një rritje ndaj të cilës qeveria ka deklaruar se do të marrë masat e veta të amortizimit. Te distributorët privatë të karburanteve nuk ndërhyn dot, kjo ju takon qytetarëve (qeveria italiane). Dëgjova këtë lajm dhe pashë kryeministrin, pyetja e parë që ngrita ishte; Si ka mundësi që çmimi i energjisë ngrihet dyfish? Ne nuk kemi metanin si burim kryesor, por energjinë elektrike.

Ishte paradoks që se shpjegoja dot, dhe indirekt mendova se do të rritet çmimi i karburantit. Dhe jo energjia elektrike që prodhohet nga HEC-et. Këtë ma sqaroi një material i BIRN që vinte në dukje këtë paradoks. Prodhimi i energjisë nga HEC-et tona ka qenë i mjaftueshëm- sipas këtij shkrimi. Ne nuk kemi përdorim të gazit të lëngshëm apo metanit, që përmend edhe kryeministri. Kështu që ideja që të vjen është që këtu kemi të bëjmë me një manipulim që bën qeveria për të siguruar fonde.

Ne kemi gjithë atë gazetari në Shqipëri, që nuk merren shumë me këtë punë. BIRN thoshte; “Qeveria ka futur 12 mijë para zgjedhjeve në punë, që janë ata pastronazhistët”. Në shkrim thuhej se nja 80 mln në vit duheshin për rrogat e tyre. Më pas thuhej edhe diçka tjetër që; qeveria na ka premtuar dhe na mori dhe para për të rregulluar sistemin e shpërndarjes së energjisë, deri në 80%.

Ne vazhdojmë të kemi humbje deri në 21 %. 21 % e popullsisë në vend se paguajnë energjinë. Ata 80% që ngelen, janë ata që duhet të paguajnë me shumë, 50 mln më shumë. Shto këtu rrogat që duhet të paguhen. Duket se qeveria kërkon që të kompensojë këto, përndryshe s’ka kuptim që çmimi i energjisë të rritet në këtë mënyrë. Këto janë dështime të qeverisë, të cilat duhet t’i paguajë dhe jo të na bëjë ne që t’i paguajmë.

Exit mobile version