Rritja e kostove në sektorin e ndërtimit frenohet në tremujorin e dytë 2024

Kostot në sektorin e ndërtimit kanë frenuar ritmet e rritjes në tremujorin e dytë të vitit 2024.

Sipas të dhënave të INSTAT, indeksi i Kushtimit në Ndërtim, në tremujorin e dytë 2024 arriti 112,3, kundrejt tremujorit të katërt 2021 si periudha bazë. indeksit të Kushtimit në Ndërtim në tremujorin e dytë 2024 është 2,5%, një vit më parë ky ndryshim ishte 4,7%.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime energjie” me 5,9%, pasuar nga grupet “Shpenzime për paga” me 3,8%, “Shpenzime transporti” me 3,5%, “Kosto të tjera” me 2,1%, “Shpenzime makinerie” me 1,6% dhe “Shpenzime materiale” me 1,1%.

Brenda grupit “Shpenzime materiale”, indeksi i nëngrupit “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” shënoi rritjen më të lartë prej 1,2%, pasuar nga grupet “Materiale ndërtimi” me 1,1% dhe “Materiale elektrike dhe komunikimi” me 0,8%.

INK shënoi rritje me 0,2%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime transporti” me 0,8%, pasuar nga grupet “Shpenzime për paga” me 0,7%, “Shpenzime makinerie” dhe “Shpenzime energjie” me 0,6% secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Shpenzime materiale” shënuan ulje me 0,4%, pasuar nga grupi “Kosto të tjera” me 0,1%.

Indeksi i Kushtimit në Ndërtim (për Banesa) (IKN) duke filluar nga tremujori i parë 2024 llogaritet me bazën e re. Tremujori i katërt 2021 do të shërbejë si periudhë bazë për llogaritjen e indeksit (tremujori i katërt 2021 = 100).

IKN mat ecurinë e çmimeve të materialeve të ndërtimit, të fuqisë punëtore dhe të shpenzimeve të tjera kapitale që përdoren në ndërtimin e një banese tip (8 – 10 kate). iKN është një tregues i rëndësishëm ekonomik për sektorin e ndërtimit.

Peshat e shportës së materialeve janë llogaritur duke u bazuar në preventivat e shpenzimeve për ndërtimin e një banese shumëkatëshe marrë nga firmat e ndërtimit. Shporta e re përbehet nga 71 zëra nga të cilat 66 janë materiale ndërtimi.

Çmimet për materialet e ndërtimit mblidhen nga 237 distributorë dhe shitës me shumicë të materialeve të ndërtimit. Ndërsa, të dhënat për shpenzimet për pagat, makineritë dhe transportin merren nga 97 ndërmarrje të mëdha ndërtimi të përqendruara kryesisht në rrethin e Tiranës.

Screenshot 20240903 165351 Drive

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor

Artikulli paraprakGazeta britanike shkruan për ‘krahun e armatosur’ të Berishës: Jeta mes luksit e Fatjon Dautit dhe e vëllait të tij ndërsa drejtonin një bande të madhe të krimit dhe trafikut të drogës
Artikulli tjetërPutin punëson ish-ministren e Jashtme austriake, do të kujdeset për rritjen e tigrave