Rrjedhja e gazit në Portin e Durrësit, tre punonjës përfundojnë në spital

Tre punonjës të Portit të Durrësit të asfiksuar kërkuan ndihmë mjekësore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 pranë hyrjes nr 4 të portit, ndërkohë që nuk është përcaktuar akoma shkaku nëse asfiksia ka ardhur për shkak të rrjedhjes së gazit apo lëndëve kimike. Për ngjarjen në fjalë janë njoftuar policia e qytetit, reparti zjarrfikës, forca e sigurisë portuale dhe Inspektorati i Mjedisit.
Në vendngjarje shkuan efektivë të Repartit Zjarrfikës të portit, të cilët kanë inspektuar mjediset e brendshme të një firme karburantesh, e cila prej vitesh nuk kryen aktivitet tregtar në lidhje me depozitim dhe shitje karburanti. Burime nga spitali kanë bërë të ditur, se tre personat e paraqitur në spital me probleme të frymëmarrjes, kanë marrë mjekimin e duhur dhe nuk paraqesin rrezik për jetën.

Exit mobile version