Rrjeti masakron televizionin që kepërdoret nga Rama: “Turp Channel”

Një revoltë ka shpërthyer tek studentët dhe në të gjithë opinionin ndaj televizionit “Top Channel” pas shfaqjes së turpshme me anëtarë të forumit rinor eurosocialist që Rama i paraqiti si studentë me të cilët po dialogonte për kërkesat e studentëve. Studentët e kanë ironizuar këtë takim dhe televizionin në fjalë duke i vendosur edhe emrin e ri “Turp Channel”.
Rama në një monolog të përsëritur pas atij të bërë përpara dy ditësh në Facebook, ka qenë mbrëmë i ftuar në emisionin Top Show ku ka përsëritur thirrjen ndaj studentëve për dialog.
Të pranishëm në studio kanë qenë edhe një grup studentësh, që pretendonin se vinin për të treguar vështirësitë e jetës studentore, por që në fakt një pjesë jo e vogël e tyre u dëshmua se ishin FRESH-istë apo persona të ekspozuar në rrjetet sociale përkrah politikanëve të majtë.
Por pavarësisht se kryeministri brenda përbrenda studios ndihej mbase si në një takim të zakonshëm me strukturat rinore të partisë që drejton, jashtë asaj studioje mijëra studentë qëndronin në të ftohtë nëpër rrugët e krryqytetit duke protestuar për kauzat e tyre të drejta, dhe kjo natyrisht e shqetësonte Ramën.
Përgjatë rreth tre orëve ku pjesën më të madhe të saj e rezauroi ai duke folur, kryeministri herë pas here shpërfaqte tensionin dhe makthin e tij të brendshëm përmes gjesteve të pakontrolluara, mimikës së shpërfytyruar dhe fjalëve që stërpërsëriste sikur të ishte duke i thënë për herë të parë.

auto Edi Rama shperfytyrohet1544609908

Artikulli paraprakProcedimi i 25 studentëve, reagon Basha: Ky shtet po degradon përditë në një regjim hajdut dhe shtypës
Artikulli tjetërKryeministri i dështuar përpëlitet më kot t’i mashtrojë dhe përçajë studentët