Rrogat e ulëta në Shqipëri janë arsyeja se përse shumë njerëz duan të largohen nga vendi. Në një denoncim online, ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se shatë vite më parë ishte ndryshe.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Të dashur miq, shtatë vite më parë rrogat në Shqipëri ishin më të larta se sa ne 7 vende të rajonit Bullgari, Rumani, Serbi, Maqedoni e Veriut, Bosnje Hercegovine, Mal i Zi dhe Kosovë.
Duke zbatuar politikën e spastrimit etnik të shqiptarëve nga Shqipëria, Zografi bis bllokoi për 7 vite rritjen e rrogave.
Rezultatet e kësaj politike janë:
1- shqiptarët kanë rroga më të ulëta se të gjitha vendet e rajonit. Kosova për mjeket, infermierët dhe ushtarakët jep rroga mbi dy herë më të larta se sa Shqipëria.
2- shqiptaret jo vetëm kanë rrogat më të ulëta në rajon, por marrin sot 15% më pak krahasuar me çmimet se sa 7 vite me parë
3- kjo është një ndër shkaqet bazë të largimit masiv të qytetarëve nga Shqipëria dhe trefishimit të nivelit të mjerimit në Shqipëri.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Përshëndetje Doktor BERISHA
Po ju dërgoj pagat e Forcave të Sigurisë së Kosovës, 2-3 fish me të larta se të Forcave të Armatosura të ushtrisë shqiptare.