Rrogëtarët me paga 60-70 mijë lekë në muaj paguajnë më shumë se kushdo tatim mbi pagën

Personat më pagë mujore bruto 60,000-70,000 lekë në muaj kanë paguar më shumë se kategoritë e tjera të rrogëtarëve tatim mbi pagën. Edhe pse nuk janë më të shumtë në numër në 12 kategoritë e ndarjes së pagave ata kanë paguar gjatë vitit 2018 rreth 19 për qind të Tatimit mbi të Ardhurat Personale (TAP).

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave gjatë vitit 2018 janë grumbulluar 12,8 miliardë lekë prej arkëtimeve të TAP, por 2,3 miliardë lekë ose gati 19 për qind e të ardhurave janë grumbulluar nga kategoria e punonjësve me pagë mesatare 60-70 mije leke në muaj.

Në këtë fashë të pagës e cila pagoi më shumë taksa llogariten 48,842 tatimpagues.
Numri më i lartë të punësuarve që paguajnë sigurime i takojnë fashës poshtë 30 mijë lekë në muaj. Të dhënat tregojnë se nën këtë fashë rezultojnë rreth 328 mijë tatimpagues, por ato paguajnë në zero tatim për pagën pasi janë të përjashtuar nga TAP.

Kategoria tjetër me numrin më të lartë të tatimpaguesve të TAP janë punonjësit me paga mujore bruto 40-50 mijë lekë në muaj. Kjo fashë numëron 69,238 tatimpagues, të cilat kanë paguar 1,3 milionë lekë ose 11% të totalit të TAP të grumbulluar më vitin 2018.

Vetëm për 10 mijë lekë diferencë kategoria që ka rroga bruto 60-70 mijë lekë në muaj ka kontribuar 40% për qind më shumë në të ardhurat e grumbulluara në buxhet.

Më pas përqindjen më të madhe të të ardhurave totale të tatimit mbi pagën e paguan punonjësit më rroga mujore 50-60 mijë lekë në muaj. Kjo kategori në vitin 2018 e përbërë nga 56,886 tatimpagues derdhi në buxhet 1.9 miliardë lekë ose 15.6 për qind të totalit te të ardhurave nga TAP.

Kategoria me paga 30-40 mijë lekë në muaj, bashkë me të punësuarit me paga mbi 120 mijë lekë në muaj kishin kontributin më të ulët në të ardhurat totale të TAP.

Rreth 577 mijë persona që marrin rroga 30-40 mijë lekë në muaj paguan 577 milionë lekë në vitin 2018 ose 4.6 për qind të totalit ndërsa 5117 tatimpagues me paga të larta mbi 120 mijë lekë paguan 670 milionë lekë ose 5.6% të totalit të TAP më 2018.

Ligji në fuqi për tatimin mbi të ardhurat nga punësimi zbatohet 0% për pagën mujore bruto deri 30,000 lekë; 13% për pagën mujore bruto 30,001 – 150,000 lekë dhe 23% për pagën mujore bruto mbi 150,000 lekë.

Exit mobile version