Rroshi urdhëron protestë në mbrojtje të akuzave ndaj tij

Ervis Roshi, gjate ceremonise se 24 vjetorit te themelimit te Partise Socialiste te Shqiperise, organizuar ne ambientet e Teatrit Kombetar. /r/n/r/nErvis Roshi during the 24th anniversary ceremony of the founding of the Socialist Party of Albania, organized in the premises of the National Theatre.

Një protestë e turpshme e urdhëruar nga Elvis Rroshi është zhvilluar dje në Kavajë me qëllim mbrojtjen e tij ndaj akuzave të ngritura për lidhjet e Rroshit me trafikun e drogës.  Një njeri i dënuar e i konfirmuar si shpërndarës droge dhe si përdhunues në grup, Elvis Rroshi e ka kthyer qytetin në një geto, të cilën e mbledh dhe e shpërndan me një fishkëllimë. Sipas raportimeve të News24, prindër, mësues, nxënës e stafi pedagogjik i shkollës së mesme të përgjithshme “Aleksandër Moisiu” në Kavajë është hedhur në protestë mesditën e djeshme. Shkak sipas këtij raportimi është bërë një status në Facebook i ish-kryeministrit Sali Berisha dy ditë më parë, i cili akuzonte kreun e Bashkisë Kavajë si shpërndarës të drogës në këtë gjimnaz. Drejtoresha e këtij gjimnazi, Rovena Xeka i ka quajtur shpifje të mirëfilltë postimin në Facebook të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke shtuar se do ta ndjekë në rrugë ligjore këtë shpifje të ulët të ish-kryeministrit. Xeka u zotua se në gjimnazin e drejtuar prej saj ky fenomen nuk ekziston. Edhe prindërit kanë dalë në mbështetje të stafit pedagogjik, duke deklaruar se janë të sigurtë për fëmijët e tyre, pasi janë nën kujdesin e një stafi pedagogjik profesionist, raporton “News 24”. Pak ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim në Facebook akuzoi kryebashkiakun Elvis Rroshi dhe drejtoreshën e gjimnazit se drejtonin tregtimin e lëndëve narkotike në ambjentet e gjimnazit të Kavajës “Aleksandër Moisiu’.

Exit mobile version