Rruga e vertetë euroatlantike nevoja jonë historike!

Secili komb në botë ka adaptuar në rrugën e tij të mbijetesës dhe përparimit aleancat e tij afatgjata e të sigurta varësisht nga interesat, gjeografia, kultura dhe historia.
Disa kombe për fat të keq u zhdukën apo u asimiluan ku ndër arsyet ishin dhe aleancat e pamatura.
Kombi ynë ndonëse ndër më të vjetrit në kontinent ka kaluar një kalvar të gjatë lufte ekzistenciale.
Përveç faktorit të të qenit nyje strategjike dhe vijë ndarëse midis lindjes e perëndimit ne si komb jemi penalizuar dhe nga aleancat e pamatura kombëtare.
Mjafton ti referohemi shekullit që lamë pas e të shohim qasjet “miqësore” me otomanët, jugosllavët rusët e kinezët e ti futemi një reflektimi të thellë nacional për pasojat që patëm e që vijojnë të na shoqërojnë.
E gjithë kjo histori e trishtë nuk ka ardhur nga vokacioni ynë kombëtar por nga interesat e prijësve politikë për ti shërbyer pushtetit të tyre.
E kur kthen kryet pas sheh që të vetmin suport të ekzistencës tonë kemi pasur realisht euro-atlantizmin.
Mjafton të kujtojmë Perandorinë Austro-Hungareze dhe rolin e saj parësor për krijimin e Shtetit Shqiptar në vitin 1912- të apo këmbënguljen e Presidentit Willson për të mos u coptuar plotësisht sipas oreksit të fqinjëve shovinistë në Ballkan.
E bëra këtë parantezë jo thjeshtë për kujtesë por si një realitet që përsëritet dhe që rrezikon faktorin shqiptar edhe ashtu të ndarë në 5 shtete.
Albin Kurti po minon aleancën me SHBA-të hapur ndërsa Edi Rama tenton ti bëjë karshillëk perëndimit me dashuritë individuale ndaj autokratëve sllavo-otoman Vuçiç-Erdogan.
Në këto kushte kur lidershipi aktual në Shqipëri, Kosovë dhe aleati qeverisës shqiptar S(Vlen) në Maqedoninë e Veriut ka humbur rrugën e natyrshme të interesit kombëtar duhet medeomos një levizje e shpejtë emergjente humane e politike.
Askush nuk ka tagrin të privatizojë interesat e sovranit.
Ndaj si asnjëherë levizja politike euro-atlantike ndonëse duket si nominacion i thjeshtë politik nuk është vetëm identifikuese por përcaktuese për fatin tonë.
Shqiptarët e ndërkombëtarët e kanë të qartë se në Shqipëri si lidershipi i mazhorancës por dhe ai zyrtar opozitar i përcaktuar nga mazhoranca, të cilin e ka marrë peng janë të frikësuar nga demokracia perëndimore dhe lehtësisht të shantazhuar nga korrupsioni e hajnia ndaj janë gati të shiten kudo e kurdoherë që ju garantohet jetëgjatësia e sundimit.
Ky është zakon i diktatorëve dhe autokratëve.
Pyetja shtrohet ku jemi dhe a do ta lejojmë ne?
Besoj se ka ardhur koha e fundme e reagimit tonë si komb.
Kosova do e thotë fjalën e saj me dt 9 shkurt e Shqipëria me dt 11 maj.
Euroatlantizmi është gati jo vetëm në ndërgjegjen shqiptare por dhe i organizuar politikisht më shumë se asnjeherë.
Artikulli paraprakAmbasadori britanik takon kreun e SPAK, Abbott: Prokuroria e Posaçme, një nga institucionet më të besuara në Shqipëri! Mirëpresim përpjekjet për hetimin e krimeve zgjedhore
Artikulli tjetërDita botërore kundër kancerit/ Orjola Pampuri: Buxheti i shëndetësisë i pamjaftueshëm, medikamentet të pasigurta