Rruga Ura e Matit-Rrëshen e degraduar plotësisht, Mziu: Asnjë investim nga firma paguhet që qindra miliona lekë

Koordinatori politik për Qarkun Dibër Xhelal Mziu ishte ne aksin rrugor Ura e Matit – Rrëshen, i cili është degraduar plotësisht. Investimi ka përfunduar në vitin 2013, por nga ajo kohë në atë rrugë nuk ka patur as mirëmbajtje dhe asnjë investim për riparimin e dëmtimeve apo rrëshqitjeve të tokës.

Siç shihet nga pamjet rruga është tejet e dëmtuar në të gjithë gjatësine e saj.

Aksi rrugor Skuraj –Burrel ishte problematik në javën që lam pas, pasi qindra udhëtarë u bllokuan për shkak të prezencës së akullit dhe mungesën e ndërhyrjes nga firma mirëmbajtëse. Por tashmë, në rrugë nuk ka akull e borë, por gropat e mëdha në asfalt janë aty. Në të gjithë gjatësinë e kësaj rruge prej 36 kilometrash, situata është tejet shqetësuese për shkak të pranisë së shumtë të gropave, çarjeve të asfaltit dhe shkarjes së tokës. Drejtuesit e mjeteve shprehen se ju duhet deri në 1 orë e 30 minuta për të përshkuar vetëm 36 kilometra rrugë nga Burreli deri në Skuraj për shkak të gropave.

Aksi rrugor ura e Matit – Rrëshen është degraduar plotësisht. Është një investim që ka përfunduar në vin 2013, dhe që nga ajo kohë në atë rrugë nuk ka patur as mirëmbajtje dhe asnjë investim për riparimin e dëmtimeve apo rrëshqitjeve të tokës.

Siç shihet nga pamjet rruga është tejet e dëmtuar në të gjithë gjatësine, ka shumë çedime të karaxhatës, çarje të asfaltit, dhe rrëshqitje të shumta të tokës. Balta ka mbuluar gjithë rrugën dhe askund nuk duken shenja asfalti.

Siç shprehen edhe banorët kjo rrugë nuk ka patur asnjë mirëmbajtje, ndërsa kamionët e tonazhit të rëndë që transportojnë krom janë ato që kanë dëmtuar më së shumti rrugën.
Ata shprehen se ky është një aks tejet i degraduar si kurrë më parë dhe se nuk shohin të mirëmbahet, pavarësisht se firma paguhet me qindra miliona lekë.

1 114

Exit mobile version