Rubio takohet me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut! Sekretari amerikan thekson marrëdhëniet e forta dypalëshe dhe NATO-n

Ministri i Jashtëm amerikan, Marco Rubio, u takua sot me ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, bëri të ditur zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Tammy Bruce.

Takimi theksoi marrëdhëniet e forta dypalëshe dhe nënvizoi interesat e përbashkëta për stabilitetin rajonal, bashkëpunimin ekonomik dhe NATO-n.

Gjatë bisedimeve, u shqyrtuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, përfshirë tregtinë dhe investimet, sipas përfaqësueses së Departamentit të Shtetit.

Exit mobile version