Rudina Hajdari bën surprizën e rradhës që bën të qeshë çdo shqiptar. Ajo ka zbuluar në Parlament se Tirana ka si kryeqytet të vetin, Laprakën.
Sot seanca plenare i është kushtuar halleve të qyetetarëve dhe janë deputetët, të cilët po i adresojnë në Kuvend. Një nga deputetët që ka folur sot në Kuvend ishte dhe Rudina Hajdari, e cila është ngatërruar disa herë gjatë fjalimit të saj.
Emocionet e kapën sërish dhe gafat ishin pjesë e deklaratës. Teksa po tregonte disa problem që i kanë thënë banorët e laprakës në Tiranë, Rudina Hajdari u shpreh: Lapraka është kryeqyteti i Tiranës.
Por kjo nuk ishte gafa e vetme, për më shumë ndiqni videon.
Sot në Kuvend është zhvilluar senaca plenare, e cila ishte parashikuar që të diskutoheshin problemet e qytetarëve. Deputetët përveç halleve të qytetarëve diskutuan për tërmetit dhe për Reformën Zgjedhore. Opozita u përqëndrua më shumë tek Reforma dhe të zërat për një marrëveshje Rama-Basha.