Kritikët e Bashës kanë vendosur që megjithë kontestimet që kanë ndaj Kryetarit të mos largohen nga PD. Në prononcime të shkurtra për gazetarët e “Real Story” ata kanë konfirmuar se nuk do të bashkohen me lëvizjen e re politike që do të krijojë Patozi. “Unë jam tërhequr nga politika dhe çdo lëvizje e re apo e vjetër është një lëvizje politike dhe përgjigjja e ime është Jo”, është shprehur Ruli.
Të njëtën përgjigje kanë dhënë edhe kritikë të tjerë të Bashës. Edit Harxhi ka thënë se nuk do ti bashkohet lëvizjes së re të Patozit. Të njëjtën përgjigje ka dhënë edhe anëtarëi i Këshillit Kombëtar të PD, Kulluri.
Astrit Patozi ka shpallur në “Real Story” largimin nga PD dhe paralajmëroi projektin për krijimin e një force të re politike. Patozi nuk ka pranuar që ti përgjigjet pyetjes nëse pjesë e lëvizjes së re politike të drejtuar prej tij do të jetë edhe ish-Kryetarja e Parlamentit, Topalli. Patozi tha se ata kanë qenë bashkë pas humbjes së zgjedhjeve , por nuk konfirmoi të njëjin bashkim në momentin aktual.
Duket se edhe mes kritikëve të Bashës nuk ka unitet dhe ata janë të përçarë. Një pjesë e njerëzve që janë parë më ptranë Topallit kanë marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD duke kërkuar edhe ndryshime në nenet e Statutit. Një pjesë e këtyre ndryshimeve janë pranuar dhe votuar nga Kuvendi.
Patozi ka sulmuar në mënyrë të vazhdueshme Kryetarin e PD, Basha, por ai vetë konsiderohet si mjaft i kontestuar në bazën e PD për shkak të marëdhënieve që ka pasur me pushtetin gjatë 8 viteve të qeverisjes së PD.