Rumania mposhtet 3-4

Ukraine's midfielder Andrii Iarmolenko (C) celebrates after scoring after scoring during the international friendly football match between Romania and Ukraine at "Grande Torino Stadium" in Turin, on May 29, 2016. / AFP PHOTO / MARCO BERTORELLO

Pas barazimit 1-1 me Republikën Demokratike të Kongos Rumania pësoi humbje në miqësoren e dytë në kuadër të përgatitijeve për Euro 2016. Përfaqësuesja ballkanase, që është kundërshtare e Shqipërisë në Grupin A, u mposht 4-3 nga Ukrainë në sfidën e luajtur në Torino. Për kuqezinjtë kjo ndeshje kishte interes të veçantë edhe për faktin se ukrainasit do të jenë kundërshtarët e radhës të Shqipërisë në miqësoren e dytë dhe të fundit që do të luhet me 3 qershor.
Skuadra e Iordaneskut e nisi mirë takimin, derisa në minutën e 23-të Torje, realizoi një me goditje të bukur nga distanca, që befasoi edhe portierim Pyatov. Në fund të pjesës së parë për Ukrainën barazoi Zozulya, i ndihmuar edhe nga gabimet në fazën mbrojtëse të Chiriches dhe Tatarusanu. Në pjesën e dytë loja e Rumanisë la shumë për të dëshiruar, pasi ballkanasit pësuan 3 gola brenda 11 minutave.

Exit mobile version