Runi jashtë Kombëtares

Kombëtarja angleze ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet ndaj Skocisë dhe Francës. Trajneri Southgeit ka lënë jashtë skuadrës kapitenin e Mançester Junajtid, Uejn Runin.
Edhe pse Runi është aktualisht golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Kombëtare, dhe po gëzon një formë të mirë me klubin e tij javët e fundit, duke luajtur rregullisht, trajneri përsëri nuk e ka thirrur në Kombëtare. Në ketë listë bie në sy dhe përfshirja e mbrojtësit të Totenhamit Triper. Kjo është përfshirja e parë e tij në Kombëtare.

Artikulli paraprakManxukiç rinovon me Juventusin
Artikulli tjetërArmiqësia ndaj emigrantëve