Rushaj: Basha e mori vendimin i vetëm për të mos përçarë PD

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj ka komentuar vendimin e Lulzim Bashës, i cili përjashtoi ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Në një intervistë për “Opinion”, Rushaj, i cili dikur ka qenë pjesë e kabinetit Berisha tha se, ky ka qenë një vendim i vështirë, ndërsa pohoi se Basha i ka dalë përballë këtij vendimi.

Sipas Rushajt,  Basha vendimin e ka marrë në interesin më të mirë të demokratëve dhe nuk ka dashur t’i vendosë përballë njëri- tjetrit demokratët.

“Unë jam aty dhe nuk dua të fshihem dhe as të justifikohem. Vendimi është shumë i vështirë. Unë besoj që Berisha asnjëherë nuk i ka marr njeriu lekë dhe nuk i ka kërkuar njeriu lekë. Si unë, ka shumë demokratë ashtu dhe vetë zoti Basha ka thënë që është e pamerituar. Zoti Basha ka marr një vendim politik. Është larguar nga emocioni që unë, anëtarësia, apo ai vetë ka. I është dashur të zgjedhë diçka që mund të kishte pasoja për PD, më e pakta izolimi i partisë nga SHBA.

Zoti Basha i ka dalë përballë këtij vendimi dhe e ka bërë këtë, sepse vendimin e ka marr në interesin më të mirë të demokratëve nuk ka dashur t’i vendosë përballë njëri- tjetrit demokratët.

Tani që e ka marr këtë vendim thonë pse e ka marr, nëse do e merrte me votim do thonin pse u fsheh pas votës.

Zoti Basha mendon që është në të drejtën e tij sipas kompetencave që kryetari ka në statut për ta marr këtë vendim. Basha e ndjen veten që ka ardhur nga një votëbesim ku mbi 85% e demokratëve e votuan dhe është shprehur se demokratët më kanë votuar për të marr vendime të forta. Për të evituar përçarjen po e marr i vetëm këtë votim”, u shpreh ndër të tjera Rushaj.

Artikulli paraprak“Migrimi i trurit”, studimi: Ja si po varfërohet me shpejtësi Shqipëria
Artikulli tjetërKush është sëmundja e rrezikshme që po prek 20 përqind të vajzave të reja