Rusia dërgon avionë ushtarakë në Venezuelë

Rusia ka rezultuar si aleate besnike e Presidentit në detyrë Nicolas Maduro. Dy avionë me pajisje ushtarake dhe me trupa bëhet e ditur se janë ulur në Caracas. Dy avionë të ngarkuar me ushtarë rusë dhe me pajisje ushtarake u ulën në Venezuelë në fundjavë. Furnizimi është në vazhdën e bashkëpunimit midis dy kombeve.

Ajo që dimë deri tani:
Dy avionë të aviacionit luftarak rus u ulën në Caracas të shtunën, sipas të dhënave të trafikut ajror. Një avion pasagjerësh Ilyushin IL-62 dhe një avion transporti mallrash Antonov AN-124 fluturuan nga Moska në Siri.

Avionët transportuan 100 ushtarë, Vasily Tonkoshkurov, shefin e stafit të forcave tokësore dhe 35 tonë pajisje, sipas gazetarit lokal të pavarur Javier Mayorca. Agjencia ruse e lajmeve Sputnik tha se avionët sollën pajisje dhe personel për të plotësuar kontratat teknike ushtarake.

Një zyrtar venezuelian tha se ushtarakët rusë po bënin një vizitë për të diskutuar trajnimin e pajisjeve dhe mirëmbajtjen e tyre, si edhe strategjinë. Avioni i transportit të mallrave u largua nga Venezuela të dielën.

Aleat kyç: Presidenti në detyrë i Venezuelës, Nicolas Maduro beson se SHBA po përpiqet të rrëzojë qeverinë e tij me mjete ushtarake dhe të vendosë në pushtet udhëheqësin e opozitës Juan Guaido. Rusia ka rezultuar si një aleate besnike e Maduros në përpjekjen e tij për të qëndruar në pushtet.

Furnizime të mëparshme: Rusia ka dërguar tashmë dy bombardues strategjikë TU-160 për të mbështetur Maduron. Para tri muajsh, këto dy kombe mbajtën manovra ushtarake në Venezuelë, të cilat u kritikuan nga Uashingtoni si ndërhyrje ruse në rajon.

Qëndron në pushtet: Presidenti në detyrë Maduro ka refuzuar të dorëhiqet, megjithëse një numër i madh vendesh i kanë kërkuar ta bëjë këtë. Në janar Guaido e deklaroi veten President të përkohshëm, dhe tha se zgjedhjet e vitit 2018 qenë manipuluar.

Exit mobile version