Rusia ka nisur një nga “sulmet më të mëdha ajrore” në Ukrainë gjatë natës, tha ministri i jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, i cili theksoi se në shënjestër kanë qenë qytetet paqësore, civilët dhe infrastruktura.
German Galushchenko, ministri i energjisë i Ukrainës, tha se infrastruktura e energjisë elektrike ishte goditur, duke çuar në ndërprerje parandaluese.
“Një tjetër sulm masiv në sistemin energjetik po ndodh”, tha ai në Telegram.
Sybiha e përshkroi bombardimin e dukshëm si përgjigjen e Vladimir Putinit ndaj atyre që “e kishin telefonuar dhe vizituar së fundmi”, shkruan Sky News.
Volodymyr Zelenskyy ka kritikuar një telefonatë mes kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit rus, duke thënë se ajo hapi një “kuti të Pandorës” .
“Ne kemi nevojë për paqe përmes forcës, jo qetësimit,” tha Sybiha.